Gazetari Artan Hoxha, në emisionin e tij “Xhungël” hedh dyshime se personat që grabitën rreth 1 mln euro në Aeroportin e Rinasit mund të jetë me një të kaluar ushtarake.
Ai thotë se nga mënyra se si kanë vepruar grabitësit ngre dyshime për të kaluarën e grabitësve.
“Ata kanë qenë 3-4 persona dhe shumë mirë të përgatitur. Nga mënyra se si kanë vepruar dhe se si i kanë grabitur paratë ka dyshime se mund të jenë ish-pjesëtarë të forcave speciale, apo ish-ushtarakë.
Ata nuk shkaktuan dëme apo viktima. Ishin të shpejtë dhe e dinin nga të hynin dhe ku të dilnin”, thotë Hoxha.