“Lule Bore” në Shqipëri ka pasur një përhapje të madhe në kopshtet e shtëpive për arsyen e thjeshtë se ajo kërkon shumë pak përkujdesje. Sipas Gjok Vuksanit, pedagog i Universitetit Bujqësor, “Lule Bore” në Shqipëri është rritur prej qindra vitesh, por mund të jetë edhe një bimë shqiptare, të paktën mund ta quajmë të tillë, megjithë kjo është një bimë që ka shumë pak nevojë për përkujdesje”.