Në emisionin investigativ “STOP”, në Televizionin Klan kanë ardhur dy denoncime, nga dy punonjës të spitalit të Bilishtit në Korçë pasi thonë se janë hequr padrejtësisht nga puna.
Rasti i parë i denoncuar është ai i zonjës Adriana, e cila ka punuar prej vitesh si sanitare në këtë spital. Ajo akuzon drejtorin e spitalit, pasi sipas saj, e ka hequr padrejtësisht nga puna prej një viti, për arsye politike.
Por, në spitalin e Bilishtit me sa duket problemet nuk kanë të mbaruar. Zonja Adriana nuk ishte e vetmja që kishte probleme me drejtorin.
Hajder Muzikanti është denoncuesi tjetër, i cili ka punuar në mirëmbajtjen e këtij spitali. Ai pohon se është hequr padrejtësisht nga puna nga drejtori, me motivacionin e prishjes së qetësisë publike në ambientin e brendshëm të spitalit.
Por çudia nuk mbaron me kaq. Në kohën kur ai ishte në punë, drejtori i këtij spitali i kishte deleguar punë jashtë orarit, të cilën ky punonjës duhet ta kryente. Por autidi e gjobit për këto orë shtesë që ai ka punuar, ndërsa drejtori jo vetëm që nuk i ka dhënë zgjidhje, por ka firmosur gjobën e dhënë ndaj tij.