Bëhet fjalë për kufirin gjermano-çek i cili në një pjesë kalon përmes shtratit të lumit Kirniç. Rolf Bem ka vërejtur se te kjo pjesë e lumit ka diçka që nuk shkon dhe një hapësirë relativisht e vogël është zhvendosur më në jug.
Hartografi gjerman, Rolf Bem thekson se territori i Gjermanisë mund të rritet për 500 metra katrorë.
Një pjesë e territorit gjerman i cili nuk është përfshirë në hartën gjeografike është në lindje të vendit, shkruan Bild-i gjerman, transmeton lajmi.net.
Bëhet fjalë për kufirin gjermano-çek i cili në një pjesë kalon përmes shtratit të lumit Kirniç. Rolf Bem ka vërejtur se te kjo pjesë e lumit ka diçka që nuk shkon dhe një hapësirë relativisht e vogël është zhvendosur më në jug.
Përllogaritjet e tij, ky hartograf ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Saksonisë, e cila kufizohet me Çekinë.
“Duhet të merren të gjitha masat”, thuhet në njoftimin e MPB-së së Saksonisë.
Nëse hartografi ka të drejt, do të formohet komisioni special në përbërje të të dyja vendeve.
Kjo mund të jetë edhe demarkim i ri i kufirit të Gjermanisë me Çekinë dhe atë në të mirë të Gjermanisë.