Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flasin shifrat/ Raporti i OKB: Shqipëria fiton miliarda nga kanabisi

2016/07/11 at 2:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi/ “Shqiptarët po lënë Greqinë për të mbjellë hashash në Tepelenë”

Fitimet vjetore nga tregtia e paligjshme e drogave në Shqipëri janë sa 2.6% e prodhimit të brendshëm bruto (ajo që prodhon ekonomia në një vit).


Shifra bëhet e ditur në raportin botëror të drogave 2016, të publikuar së fundmi nga UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin). Raporti thekson se fitimi në raport me PBB-në në Shqipëri dhe vende të tjera në zhvillim është më i lartë se ato të zhvilluara, për shkak të madhësisë së vogël të GDP-së së këtyre vendeve.

Në shtetet e zhvilluara ajo luhatet në 0.07-0.19% të PBB-së, ndërsa në Bullgari psh është 1.22%. Shqipëria dhe Bullgaria, së bashku me Republikën e Iranit (1.66% e PBB) janë vendet që kanë fitimet më të larta nga tregtia e paligjshme e drogave në raport me PBB-në.

Duke pasur parasysh që PBB e Shqipërisë është rreth 13 miliardë USD në vit (sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave), atëhere fitimi nga tregtia e paligjshme e drogave llogaritet rreth 340 milionë USD në vit.

Kjo rezulton të jetë shuma vjetore e valutës që hyn në Shqipëri në vit dhe destinacioni apo mënyra e përdorimit të tij (si pastrohen këto para) është e panjohur.

Për krahasim, kjo shumë është sa gjysma e parave që emigrantët dërguan në Shqipëri në 2015-n, apo sa 15% e eksporteve vjetore zyrtare të mallrave.

Ky burim i paligjshëm hyrjesh valutore shpjegon edhe arsyen pse monedha vendase është e fortë në tregun e këmbimeve valutore, pavarësisht se vendi ka një deficit ndër më të lartit në rajon të llogarisë korente -diferencës së valutës që hyn dhe asaj që del- prej mbi 11% të PBB-së.

Raporti i UNODC i referohet të dhënave të vitit 2014. Shqipëria përmendet edhe si një nga pesë burimet kryesore të furnizimit të tregjeve ndërkombëtare me kanabis. “Raportet nga shtetet anëtare për periudhën 2009-2014 tregojnë se Shqipëria, Kolumbia, Xhamajka, Holanda dhe Paraguaji janë shtete të rëndësishme që janë burim i barit të kanabisit të shitur në tregjet ndërkombëtare”, thekson raporti.

Sipas UNODC, fitimet nga tregtia e ligjshme e drogave përbëjnë nxitës të konsiderueshëm financiarë për grupet e rganizuara kriminale. Për shembull, një studim i fundi i UNODC gjeti se të ardhurat e drogave të kontrabanduara përmes rrugës së Ballkanit drejt Europës janë mesatarisht 28 miliardë dollarë në vit. Pothuajse gjysma e këtyre fitimeve u gjeneruan në katër shtete europiane, që janë tregu më i madh ilegal për drogat: Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Si pastrohen paratë e drogës

Pastrimi i parave, thekson raporti, ndodh përmes shumë mënyrash të ndryshme, duke variuar nga përdorimi i teknikave të vogla të decentralizuara, përfshirja e dërgesave të parave ose remitancat deri te përdorimi i sofistikuar i bizneseve mbështetëse; të të gjitha rastet, gjithsesi, të ardhurat nga tregtia e ligjshme e drogave riqarkullohen përmes mjeteve të ligjshme.

Në shumë raste, të ardhura të tilla të paligjshme mund të injektojnë sasi të mëdha cash-i në ekonominë e një vendi dhe mund të kenë efekte të rëndësishme makroekonomike, si ndryshime në vlerat e monedhave dhe rritje të rezervave valutore, siç ka ndodhur në një numër vendesh të Afrikës Perëndimore, disa prej të cilave janë ndikuar në mënyrë domethënëse nga trafiku i kokainës.

Në Guinea-Bissau, për shembull, rezervat valutore të huaja u rritën nga 33 milionë dollarë në vitin 2003 në 174 milionë dollarë në 2008; dhe në Gambia, vlera e dalasi u rrit me shpejtësi, pa ndryshime të dukshme në flukset e kapitalit. /Monitor

droga-243x300

 



Ju sugjerojmë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Para
Gruaja e sulmuesit Vardy: Kur isha e vogël më kanë abuzuar seksualisht

Gruaja e sulmuesit Vardy: Kur isha e vogël më kanë abuzuar seksualisht

Pas takimit me Lu, Xhafaj: Nuk kemi propozim nga Basha

Xhafa tregon se si mbeti LSI jashtë negociatave të fundit për drejtësinë

E fundit/ Grabitet banka në Vlorë

E fundit/ Grabitet banka në Vlorë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
17 Maj, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com