Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja në Rinas, si u ndryshua shoferi i blindit në momentin e fundit

2016/07/11 at 9:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja në Rinas, si u ndryshua shoferi i blindit në momentin e fundit

Hetimi që po zhvillon Prokuroria në lidhje me grabitjen e 1 milion eurove në pistën e avionëve në Rinas, ka zbardhur detaje të reja në lidhje me
ngjarjen. Një detaj i ri i ngjarjes, për të cilin ka pasur të dhëna edhe më parë, ka qenë shkaku i pranisë së Kujtim Picarit, tashmë i arrestuar në
drejtimin e furgonit të blinduar ku kanë qenë thasët me para.

“Rezulton se Kujtim Picari ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i bankës që po dërgonte paratë në Vjenë. Ky person nën hetim ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF ‘Nazeri 2000’, pa shoferin e firmës së mësipërme.

Ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke u
dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave”, kanë bërë me dije burimet zyrtare të Prokurorisë.

Por hetimi i mëtejshëm ka zbardhur faktin se në momentin e mbërritjes në Rinas, furgoni i blinduar ka pasur si drejtues një shtetas tjetër, shkruan gazeta Panorama.

Pikërisht ky person nuk është lejuar të futet në drejtimin e mjetit brenda aeroportit, pasi nuk kishte dokument autorizimi për lëvizje me mjet brenda ambienteve të Rinasit. Për këtë arsye, duke qenë se avioni që priste paratë kishte ndezur motorët për t’u nisur drejt Austrisë, është kryer edhe shkelja e rregullores, duke marrë drejtimin e blindit shtetasi Kujtim Picari.

Sipas Prokurorisë, pasi ka marrë drejtimin e automjetit të blinduar ku ndodheshin thasët me euro, Kujtim Picari ka dalë në pistë dhe është afruar tek avioni që do të transportonte dërgesën financiare.

Në këtë moment ka ndodhur edhe gabimi i dytë, pasi Picari i ka mbajtur dyert e blindit të hapura në mënyrë të çuditshme, duke u krijuar kështu
grabitësve lehtësi në mënyrën dhe shpejtësinë e veprimit.

Lënia e dyerve të hapura të mjetit të blinduar me para në pistën e avionëve, sipas Prokurorisë, është një nga momentet më të dyshimta të ngjarjes në Rinas.

Pas ndryshimit të drejtuesit të mjetit pas mbërritjes së furgonit në Rinas, Prokuroria ka verifikuar shkakun pse ka ndodhur kjo. Punonjësit e
kompanisë private të sigurimit, e cila kishte transportuar paratë nga banka në Tiranë drejt Rinasit, kanë thënë para hetuesve shkakun e ndryshimit të
shoferit.

Ata kanë pranuar se drejtuesi i mjetit me para duhej të kishte autorizim për hyrjen me blind në aeroport, por shoferi i furgonit atë ditë nuk e ka pasur një autorizim të tillë. Dhe kjo, sipas personave përfaqësues të kompanisë së policisë private, ka ndodhur ditën e ngjarjes për shkak të mbingarkesës.

“Stafi ynë dhe mjetet tona atë ditë kanë pasur paralelisht me dërgesën e Rinasit edhe disa lëvizje të tjera vlerash monetare ku ishin angazhuar
punonjësit dhe mjetet që kemi në dispozicion. Për këtë shkak, me mjetin që shkoi në Rinas është dërguar një drejtues që nuk ishte pajisur
paraprakisht me autorizim për qarkullim brenda aeroportit”, mësohet të kenë thënë dëshmitarët.

Drejtuesi i furgonit të blinduar, Kujtim Picari, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë për grabitjen e ndodhur më 20 qershor 2016. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke i lënë dyert e hapura të mjetit.

Bashkë me Picarin, në pranga kanë rënë edhe dy punonjës patrulle të kompanisë së sigurimit të brendshëm të pistës së avionëve, Bledar
Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj. Në pranga kanë përfunduar me urdhër të Prokurorisë edhe shtetasit Vangjel Nikolla, Drejtor i Shërbimeve Aeroportuale, dhe Arben Karafili, shefi i stacionit të kompanisë “ICTS Albania” pranë aeroportit “Nënën Tereza”.

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin
Bota

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

17 Maj, 2025 5:35 pm
Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja
Politikë

Gjekmarkaj feston ditëlindjen në Parkun Olimpik, surprizohet me tortë nga deputetja

17 Maj, 2025 5:06 pm
Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur
Bota

Tornadot godasin dy shtete të SHBA-së, raportohen viktima dhe të plagosur

17 Maj, 2025 4:45 pm
Merz zgjidhet kancelari i ri i Gjermanisë në raundin e dytë të votimit
Bota

Qeveria e re gjermane duhet të bëjë një kthesë strategjike në dialogun Kosovë-Serbi

17 Maj, 2025 4:29 pm
Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri
Aktualitet

Autoritet e huaja kërkojnë pasuritë e krimit në Shqipëri

17 Maj, 2025 4:03 pm
Para
Mediat “masakrojnë” Pogba: Zotëria 120 milion euro zgjodhi të fshihej

Mediat "masakrojnë" Pogba: Zotëria 120 milion euro zgjodhi të fshihej

Deklaratat pikante/ Çfarë thanë Nuland, Rama, Basha për drejtësinë

Deklaratat pikante/ Çfarë thanë Nuland, Rama, Basha për drejtësinë

Video/A ishte flutura në syrin e Ronaldos, i madhi Eusebio që e kurajonte?

Video/A ishte flutura në syrin e Ronaldos, i madhi Eusebio që e kurajonte?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
17 Maj, 2025

Teksa në tetë qarqe vijon numërimi i votave nga Greqia, duket se ka pasur një tension mes palëve në Parkun...

Lexo më shumë

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
17 Maj, 2025

Pas vizitës zyrtare në Tiranë, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar në rrjet sociale, ku shpreh falënderimet e tij për...

Lexo më shumë

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
17 Maj, 2025

Jared Kushner, dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”, ishte i pranishëm...

Lexo më shumë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
17 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com