Një helikopter rus është goditur nga militantët e ISIS, të cilët e kanë rrëzuar mjetin në Siri, duke vrarë të dy pilotet që ishin në bord.
Sulmi ndodhi në qytetin e Palmirës, ndërsa helikopteri rus kishte dy ditë që po sulmonte terroristët e ISIS në atë zonë, shkruan Daily Mail.
Ndërkohë, Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se ushtria e tyre i kishte detyruar terroristët të zmbrapsen dhe se helikopteri ishte goditur gjatë kthimit në bazë.