Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhjetë mallkimet që tronditën botën

2016/07/10 at 3:11 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Dhjetë mallkimet që tronditën botën

Historia është e mbushur me mallkime që kanë shkaktuar tragjedi e fatkeqësi të shumta. Këto mallkime normalisht i atribuohen fatit të keq, por shumë prej tyre janë mjaft të çuditshme dhe tërheqin vëmendjen në një mënyrë të pashmangshme.


I tillë është mallkimi që ka prekur familjen Kennedy, atë Hemingway, mallkimi i Supermenit etj.

1- Klubi 27

Klubi 27, i cili njihet gjithashtu si “Forever 27 Club” është një emër popullor për një grup muzikantësh rrok dhe xhaz me influencë, të cilët u ndanë nga jeta të gjithë në moshën 27-vjeçare, nganjëherë në rrethana misterioze. Ka debat mbi kriteret e përfshirjes së personave në Klubin 27. Impulsi për krijimin e Klubit ishte vdekja e disa muzikantëve të shquar 27-vjeçarë në një periudhë dy-vjeçare. Lista përgjithësisht përfshin Hendrix, Morrison dhe Joplin. Më vonë është përfshirë dhe Cobain e Amy ëinehouse.

Këta janë disa nga këngëtarët e famshëm që vdiqën në moshën 27-vjeçare:

1- Jim Morrison. Për solistin e grupit të njohur “The Doors” u tha se kishte pësuar sulm në zemër, por autopsia nuk iu bë asnjëherë. Por mendohet se Morrison vdiq nga një mbidozë heroine.

2- Jimi Hendrix – Kitaristi më i mirë të gjitha kohërave vdiq nga mbidoza dhe alkooli.

3- Janis Joplin – Këngëtarja e njohur e viteve ’70 vdiq nga përdorimi i tepërt i heroinës.

4- Kurt Cobain – Solisti shumë i njohur të grupit “Nirvana”, bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij në Seattle.

5- Amy ëhinehouse – Këngëtarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj më 23 korrik 2011 në Londër. Shkaku i vdekjes doli të jetë helmimi nga alkooli.

2- Mallkimi i Tutankhamenit

Disa muaj pas zbulimit të varrit të Tutankhamenit nisi tragjedia. Lord Carnavon (investitori i kërkimeve) 57 vjeç, u sëmur dhe u dërgua në Kajro, ku vdiq disa ditë më vonë. Djali i tij tha se në Angli, qeni i tij i preferuar hungëriu në oborr e pastaj ngordhi. Në vitin 1929, njëmbëdhjetë persona që kishin lidhje me zbulimin e varrit vdiqën para kohe dhe nga shkaqe jo natyrore. Këto vdekje përfshinin dy të afërm të Carnarvon, sekretarin personal të Carter, Richard Bethell dhe babain e tij Lord Westbury, i cili u vetëvra duke u hedhur nga një ndërtesë.

3- Mallkimi Kennedy

Familja Kennedy mishëron çdo skaj të mallkimit të supozuar, nga koincidenca deri tek fati i keq dhe mundësia “imagjinare” se një forcë jo e kësaj bote po punon kundër tyre.

Është kurioz fakti se senatori Ted Kennedy është shprehur në një rast se ekziston mundësia e një mallkimi mbi familjen.

Duke filluar që prej vrasjes së Xhon F. Kenedi, ngjarje të tjera fatkeqe i janë atribuar “mallkimit” duke përfshirë këtu dështime, goditje, mbidozë, kancer, vdekje nga aksidentet ajrore, vetëvrasje dhe tragjedi të tjera të evitueshme, në të cilat anëtarë të klanit Kenedi kanë vdekur aksidentalisht, vrarë apo nga neglizhenca.

Brezat e mëvonshëm: Në vitin 2006 kongresmeni Patrik Kenedi përplasi makinën ndërsa kishte marrë lëndë narkotike. Babai i tij, Ted Kenedi, i kishte mbijetuar një aksidenti ajror, një mbytjeje në ujë dhe në vitin 2006 avioni me të cilin udhëtonte u godit nga rrufeja.

4- Familja Heminguei

Po të hedhësh një vështrim mbi familjen Heminguei vërehet me lehtësi “mallkimi” klinik: Depresioni i thellë. Në moshën 29-vjeçare karriera letrare e Ernest Hemingueit po fillonte të ecte me shpejtësi, kur babai i tij vrau veten. Ernest Heminguei fitoi një çmim “Nobel”, “Pulitzer” dhe famë ndërkombëtare. Sidoqoftë, kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të zgjidhte të jetonte, duke i dhënë fund jetës me një armë “Shotgun” në moshën 62-vjeçare.

– Pesë vjet pas vetëvrasjes së Ernest Hemingueit, motra e tij Ursula, e cila luftoi me kancerin dhe depresionin, kreu vetëvrasje me anë të një mbidoze. Gjashtëmbëdhjetë më vonë, vëllai i vetëm i Ernestit, Leicester, vrau veten me armë zjarri, pasi mori vesh se do humbiste dy këmbët për shkak të diabetit. Dhjetë vite më pas, mbesa 35-vjeçare u zhyt në depresion dhe mori mbidozë ilaçesh.

– Brezat e mëvonshëm: Nga pasardhësit e Ernest Heminguei jeton mbesa e tij e njohur, Mariel, e cila ka dy vajza, Dree Louise Crisman dhe Langley Crisman.

5- Diamanti Hope

Diamanti Hope daton në vitin 1642 dhe është i famshëm për ngjyrën e thellë, masën, qartësinë, bukurinë dhe historinë që mban. Ai thuhet se sjell fat të keq tek kushdo që e mban atë. Sipas një legjende, një person me emrin Tavernier bëri një udhëtim në Indi dhe atje e vodhi diamantin nga statuja e perëndeshës Hindu, Sita. Pas kësaj, Tavernier u shqye nga qentë e egër gjatë një udhëtimi në Rusi. Mbreti Luixhi XVI, i cili e kishte diamantin u dënua me prerje koke bashke me gruan e tij. Askush nuk guxon ta mbajë më diamantin, por ai iu dhurua institutit “Smithsonian”.

5- Mallkimi i Supermenit

Mallkimi i Supermenit i referohet fatkeqësive që u kanë ndodhur njerëzve të përfshirë në historinë e Supermenit në vite. Dy njerëzit më të famshëm të prekur nga ky mallkim janë George Reeves, i cili interpretoi personazhin në seritë televizive dhe Christopher Reeve, i cili ishte në rolin e Supermenit në filmat e fillimit. George Reeves kreu vetëvrasje ndërsa Cristopher Reeve u paralizua pasi ra nga kali. Për shkak të këtij mallkimi shumë aktorë kanë refuzuar të interpretojnë rolin e Supermenit.

6- Mallkimi Bambino

Mallkimi i Bambinos i referohet fatit të keq që ndoqi skuadrën e bejsbollit “Boston Red Sox” pasi i shiti lojtarin Babe Ruth skuadrës “New York Yankees” në vitin 1920. Deri në atë kohë “Neë York Yankees” nuk kishin fituar asnjëherë në “Ëorld Series” dhe shpresonin se Ruth do i ndihmonte në këtë, dhe ai i ndihmoi në fakt. Pas shkëmbimit “Boston Red Sox” nuk fituan më asnjë kupë deri në vitin 2004. Gjatë lojës së tyre fituese ndodhi një eklips i plotë hënor. Ajo çfarë ishte akoma më e çuditshme është se jo ndeshje ishte kundër skuadrës “New York Yankees”.

7- Porshi i James Dean

Më 30 shtator 1995 aktori i famshëm James Dean humbi jetën në një aksident automobilistik me makinën e tij “Porsh Spyder”. Pas tragjedisë George Barris e bleu atë dhe kur makina mbërriti në garazhin e tij, teksa shkarkohej ajo ra mbi një prej mekanikëve duke i thyer dy këmbët. Gjatë një gare me makina më 24 tetor 1956 dy persona, Troy McHenry dhe William Eschrid po ngisnin makina që kishin pjesë nga makina famëkeqe. McHenry vdiq në makinën e tij, e cila u përplas me një pemë ndërsa Eschrid u plagos rëndë por mbijetoi.

8- Mallkimi Gand

Me pavarësinë e Indisë në vitin 1947 lindi dhe mallkimi Gandi. Patriarku Jauaharlal Nehur shërbeu si kryeministri i parë i Indisë. Vajza e tij Indira ishte kryeministre nga viti 1966-1977 dhe u zgjodh në atë post sërish në vitin 1980. Ajo kishte përgatitur djalin e saj më të ri Sanjay që të ndiqte hapat e saj, por ai vdiq në një aksident ajror. Dhe kohë më vonë ajo u vra me 35 plumba. Djali i Indira Gandit, Rajiv, ndoqi rrugën e së ëmës duke u bërë kryeministër i Indisë deri sa vdiq në 1991 nga një shpërthim i një gruaje bombë.

9- Mallkimi “Tippecanoe”

ëilliam Henry Harrison fitoi presidencën e SHBA në vitin 1840 me sloganin “Tippecanoe dhe Tyler Too”. Kjo i referohej pjesëmarrjes së tij në betejën Tippecanoe në vitin 1811. Një vit më vonë ai vdiq. Që atëherë, deri ku u zgjodh Ronald Reagan në vitin 1980, çdo president që zgjidhej në një vit që mbaronte me zero vdiste në detyrë. Presidentet e prekur nga mallkimi janë: 1840 (W. Harrison), 1860 (Lincoln), 1920 (Harding), 1940 (F. Roosevelt), 1960 (Kennedy).

10- Mallkimi Gutman

Kur trajneri i famshëm Bela Gutman u largua nga Benfika në vitin 1962, ai mallkoi klubin duke thënë: “Për plot 100 vite, duke filluar që tani, Benfika nuk do fitojë kurrë një trofe në Evropë”. Në fakt, deri tani mallkimi i tij ka qenë i suksesshëm, pasi portugezët kanë arritur tetë herë deri në finale dhe në të gjitha rastet janë mundur. Tetë përpjekje, tetë mposhtje në finale. Në vitin 1990, kur Benfika luante me Milanin në finale, Eusebio shkoi te varri i Gutmanit dhe iu lut që ta hiqte mallkimin, por mesa duket nuk e dëgjoi…

Si ndodhi mallkimi

Suksesi i fundit i Benfikës është në vitin e largët 1962, me në krye hungarezin Bela Gutman, në finalen e Kupës së kampionëve kundër Realit të Madridit 5-3, po një vit më parë, më 1961, Bela Gutman kishte fituar trofeun me Benfikën kundër Barcelonës. Bela Gutman ishte një trajner i njohur hungarez, që u nda nga jeta në moshën 82 vjeçare në vitin 1981. Në karrierën e tij Gutman ka stërvitur ekipe si Milan, Vareze, Padova, Porto, Benfika dhe kombëtaren e Hungarisë.

Bela Gutman pas triumfit të dytë radhazi i kërkoi presidencës së Benfikës një premio, si shpërblim të punës së tij, por kërkesa e tij u refuzua prej stafit. Gutman vendosi të largohej nga ekipi dhe kur iku lëshoi një deklaratë e cila bën ende të dridhen tifozët e Benfikës, sa herë afrojnë finalet: ”Benfika nuk ka për të fituar një finale që nga sot e për 100 vite me radhë”.

Që nga ai moment e në vazhdim, finalet e Benfikës janë një makth i vërtetë, dhe e kanë shndërruar klubin në ekipin me më shumë finale të humbura në historinë e futbollit./Express



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921
Aktualitet

1 shekull zgjedhje në Shqipëri/ Shqiptarët e diasporës votuan edhe në 1921

10 Maj, 2025 3:47 pm
Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën
Aktualitet

Qytetari në Lezhë kallëzon kandidatin e PD, Gjin Gjoni: Më erdhi në banesë për votën

10 Maj, 2025 3:35 pm
“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
Aktualitet

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

10 Maj, 2025 3:05 pm
Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
Aktualitet

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

10 Maj, 2025 3:02 pm
Demokracia në SHBA nën presion
Bota

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

10 Maj, 2025 2:50 pm
‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
Aktualitet

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

10 Maj, 2025 2:41 pm
Para
Nuland mbërrin në Tiranë, takon Bushatin e shoqëruar nga Lu

Nuland mbërrin në Tiranë, takon Bushatin e shoqëruar nga Lu

Kur modeli i flokëve, flet për aftësitë e partneres në shtrat 

Kur modeli i flokëve, flet për aftësitë e partneres në shtrat 

Këshillat e dietologes: 10 ushqimet më të mira të kësaj vere

Këshillat e dietologes: 10 ushqimet më të mira të kësaj vere

Please login to join discussion















TE FUNDIT

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
10 Maj, 2025

Një incident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në qytetin e Durrësit. Raportohet se një autobus i...

Lexo më shumë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
10 Maj, 2025

Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë të shtunën se do të kërkojë nga Rusia “njëfarë lloj mbështetjeje...

Lexo më shumë

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
10 Maj, 2025

Vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 Majit, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu ka akuzuar socialistët për blerje të...

Lexo më shumë

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
10 Maj, 2025

Ditën e sotme po mbahet etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Shqipëri, në garën kronometër. E gjithë gara zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com