Prezantuesja Marina Vjollca në programin “Procesi Sportiv” i tregoi kolegut të saj, Edi Manushit, se sapo ishte kthyer nga festa e ditëlindjes së personit të zemrës, Getit, të cilin e uroi dhe nga ekrani i Top Channel.
Kjo është hera e parë që Marina shfrytëzon hapësirën televizive të një programi të rëndësishëm sportiv, për të bërë një urim personal, gjë që ndodh rrallë në televizionet tona. Por ky urim ka dhe një paskuinta dhe që është xhelozia e jetës së tyre në çift.
Jo pa qëllim Marina zgjodhi ta urojë të dashurin nga emisioni me të ftuar futbollistë, për të cilët flitet se Getoari bëhet shumë xhelozBurime pranë çiftit kanë pohuar për “Panorama” se Getoari bëhet shumë nervoz për prezantuesen bionde të “Procesit Sportiv” duke i kërkuar asaj të heqë dorë nga ky format, me të ftuar dhe audiencë kryesisht mashkullore.
Reperi nga Kosova i sheh si konkurrentë të fortë djemtë e futbollit, ndaj po i bën presion Marinës që të heqë dorë nga programi. Kërkesën e tij ua ka bërë edhe drejtuesve të Top Channel, ndërkohë që po punon që Marina të nisë punë në një nga televizionet e Kosovës. Edhe pse Marina kurrë nuk kishte bërë publike më parë detaje nga jeta e saj sentimentale, këtë herë është shtyrë nga Geti, i cili bëri të pamundurën për të dalë hapur bashkë. Vetë Geti e quan “gruaja” në të gjitha postimet e tij në rrjetet sociale, aq sa ky cilësim ka lënë vend për aludime në mediat sociale, duke hamendësuar se çifti edhe mund të jetë martuar në fshehtësi.