Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Urën e Gajdarit në Delvinë. Një mjet me targa të huaja ka goditur një motoçikletë në lëvizje e sipër. Si pasojë drejtuesi i motoçikletës Bledar Pula, 27 vjeç ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit Igli Seiti është ndaluar nga policia, për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes.