Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të marrë peng nga rrjetet sociale, bazuar në histori të vërtetë

2016/07/09 at 6:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Të marrë peng nga rrjetet sociale, bazuar në histori të vërtetë

Nga Drini ZEQO


A po na ndryshojnë rrjetet sociale? Kjo është pyetja më me vend që i bej vetes keto kohë. Madje shkoj edhe më tej, a po i përdorim ne këto rrjete apo jemi të marrë peng prej tyre. Rjetet na kane vënë në lojë.

Përpiquni të kujtoni kush jeni dhe cila është ekzistenca juaj pa një profil në rrjetet sociale? Kjo do të ndihmonte të kuptonit atë që jeni ju dhe jo si të tjeret ju shohin.  Shumë prej nesh (mbase edhe ti që je duke lexuar) tashmë ke renë në kurthin rrjeteve sociale ose të papërgatitjes për të shkuar drejt tyre.

Më ndodh shpesh gjatë nisjes për ndonjë udhetim të shpejtë  jashtë Tirane, të dëgjoj shprehjen “mezi pres të arrijmë që të bej një check in, apo të postoj një foto”. Këtë e kam bërë edhe vetë në fakt sepse nuk dua t’a mohoj se më pëlqen të ndaj me ata që më ndjekin nëpër rrjetet sociale destinacione të vlefshme, ndonjë detaj historik e të tjera si këto. Në të gjithë këtë histori na ndan një fije nga vaniteti dhe nga krijimi i një kulture të re e cila të largon nga “të shijuarit e momenteve”. Kultura “e re” po na bën të jetojmë për të tjerët.

Nuk dua të stërzgjatem, por kryesisht të rinjtë kanë hyrë në një garë që nuk i çon askund. Shumica janë në garë të ethshme, kush poston foton nga resorti më i shtrenjtë në jug. Janë në garë kush ka gjetur shezlongun në vijën e parë të plazhit. Në garë për pjatat më të shtrenjta në tavolina. Janë në gare kush udhëton më makinën më të shpejtë e më të shtrenjtë. Kush ka rroba banjot më të “firmosura”, kush ka motorr uji, jaht (edhe të babait apo të dashurit nuk prish punë) dhe të gjitha keto duhet të ekspozohen në instagram (sepse facebook nuk është më trend këtë duhet t’a dini), mundësisht  shoqëruar edhe me ndonjë shprehje shabllon interneti.

Në paragrafin më sipër nuk po hap tëmën e leximit (fallco) të librave në plazh apo kund tjeter, të cilët më shumë ndihmojnë për formimin e bicepsit se të ndonjë zone në tru.

Pasi bën këtë fillon një garë e dytë, ajo për të marrë sa më shumë “like” (pëlqime, ndonëse besoj se është ndërkombëtarizuar si fjalë”. Fillon të stresohesh kush të ka berë e kush jo “Like” në Instagram. Buzëqësh me veten ose krekosesh, ndonëse poston ndonjë foto të javëve të shkuara, kur të vijnë komente të tipit “ah lum si ty çfare jete që ben”. Pavaresisht kësaj “ti” mund të jesh vetëm. Nuk e ke jetuar momentin, ke humbur dallgën më të bukur, atë që s’vjen dy herë… “momentin”

Por kjo nuk ka rëndesi, pasi vjen mbrëmja dhe nuk ke kohë të mendosh. Duhet të jesh në vendin më të modës, aty duhet patjetër edhe nje “check in” (një levizje në facebook ose instragram që tregon vendodhjen tënde). Duhen fotot me tavolinat ku shishet me alkool janë duke u derdhur. Këtu po ju evitoj detajin e fishekzjarreve nëpër koshat me akull që shoqërojnë shishet. Prapë poston foto dhe pret me kërshëri të vijnë komentet e rradhës ku “TI” shfaqesh si një qënie supreme gati gati e paarritshme nga të tjerët.

Kështu vazhdon ky cikël, i krijuar si shumë gjëra të tjera ekskluzivisht në Shqipëri, në mënyrë të shëmtuar nga një pjesë e të rinjve shqiptarë. Kryesisht të rinj që marrëdhenien me paranë dhe veten e kanë absurde. Të rinj që shpenzojnë lekët e prindërve (uroj që këta lloj prindërish mos jenë krenar për këto lloj shpenzimesh) në formën më groteske. Ata mbase as nuk kanë punuar asnjë ditë në jetën e tyre. Por gjithsesi kjo kategori do të jetë patjetër në stadiumet e Francës për të parë kombëtaren. Nuk ka rëndesi sa shkon bileta, nuk ka rëndësi a je tifoz, rëndësi ka të kesh foton me rezolucionin e duhur nga eventi madhështor. Për femrat me rëndësi është që krehja të këtë mbajtur mirë deri në këtë pikë.

Normale do të ishtë që dikush që e ka një punë e që lodhet t’a mbajë atë, të zgjohet në mëngjes në orën 07.30 dhe te shkojë drejt zyrës. Por një postim i tillë në Instagram nuk është në modë. I modës do të ishtë “I Woke Up Like This” (u zgjova kështu) dhe ora paska vajtur 12:00.

Modeli i krijuar përbën një rrezik për një brez i cili meriton të rritet i shëndetshëm. Larg këtij shfrenimi për të marrë vëmendje artificiale dhe “Like” nga asgjëja. Nuk është asnjëherë vonë për pak reflektim, për kthim të vërtetë tek vetvetja dhe ata që na rrethojnë. Të ndiejmë atë që ndodh rreth nesh pa qënë të detyruar t’a ndajmë me të tjerët (e panjohur kryesisht) në kërkim të ledhatimit të egos së paplotësuar.

Përqasja me ndonjë që lexon këtë shkrim ështe e rastësishme ashtu si edhe ndonjë detaj me publikime të mijat nëpër rrjete sociale. Jeto dhe lër të jetojnë është ajo që duhet të beni dhe këtë duhet t’a nisni që tani.

Drini ZEQO, Redaktor Përgjegjës i emisionit OPINION, TV Klan



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Nis takimi Rama-Basha

Spekulim i mediave/ Konfirmon PD: Basha dhe Rama nuk takohen në Vjenë

Bale me shokë kopjojnë Shqipërinë, ja ç’bën Wellsi pas kthimit në atdhe

Bale me shokë kopjojnë Shqipërinë, ja ç'bën Wellsi pas kthimit në atdhe

Video/Ja sozia e Di Kaprios, njeriu që po fiton shumë para nga ngjashmëria

Video/Ja sozia e Di Kaprios, njeriu që po fiton shumë para nga ngjashmëria

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com