Pasi denoncoi dhunën e policisë, këta të fundit kanë vendosur që të hakmerren.
Bëhet fjalë për Altin Bamllarin, pronarin e një prej restoranteve më të njohura në Tiranë, të cilit policia sot i ka shkuar dhe kërkon që ti sekuestrojë mjetet e punës.
Bamllari ka denoncuar sot se policia ka mbërritur tek ambientet e punës dhe po kërkon që ti heqë gjeneratorin, bombolat e gazit e sende të tjera.
Policia ka mbërritur aty me arsyetimin se banorët janë ankuar për zhurmat, tymin dhe erën që bëhet aty.
Por për Bamllarin ky është një sulm pas denoncimit publik që ai bëri ndaj policisë, për dhunën e ushtruar.