Një shtetas shqiptar u arrestua mbrëmjen e djeshme në Genova të Italisë, pasi sipas policisë shtetasi shqiptar Enver Sefa, i lindur në vitin 1976, i pastrehë, pa leje qëndrimi, dyshohet për tentativë vrasjeje, dhunë seksuale dhe krim ndaj jetës.
Mediat italiane thonë se si rezultat i hetimeve janë mbledhur fakte që e bëjnë atë përgjegjës për një grabitje të dhunshme kundër një 40-vjeçari nga Genova.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e 3 korrikut të vitit të kaluar në Quinto.
Sipas hetimeve, Sefa e kishte ndjekur të riun dhe e kishte sulmuar sapo kishte zbritur nga autobusi për të shkuar në shtëpi.
Italianit ai i kishte grabitur 200 euro dhe më pas ishte zhdukur duke i larguar më këmbë në drejtim të rrugës “Majorana”.
Nga përshkrimet e hollësishme që ka dhënë në deklarimet e tij në polici, italiani ka treguar se agresorit “i mungonte një dhëmb dhe kishte një shenjë të dukshme mbi buzë”.
Kjo ka bërë që shqiptari të identifikohet dhe të vihet në pranga. Hetimet e mëtejshme do të përcaktojnë edhe përgjegjësinë e shqiptarit për 4 ngjarje të tjera të ngjashme.