Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian pas 16 vjetësh, pasi eliminoi Gjermaninë duke e mposhtur 2:0.
Golat në këtë mbrëmje i shënoi sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann. Fillimisht shënoi nga pika e bardhë në fund të pjesës së parë, ndërsa golin e dyte e shënoi në minutën e 72’të.
Me këto dy gola ndaj Gjermanisë, Griezmann ka çuar në gjashtë numrin e tyre në Euro 2016. Ai u zgjodh nga UEFA e votuesit e saj, si lojtari më i mirë i kësaj ndeshjeje.
Në finale të Euro 2016, Franca do të përballet me Portugalinë, ndeshje kjo që zhvillohet të dielën me 10 korrik.