Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU nuk e voton reformën në drejtësi, Mesida Doda sfidon disa deputetë

2016/07/07 at 7:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesila Doda: Të publikohet lista me deputetët që mbajnë armë

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda tha se deputetët e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet nuk do të votojnë ndryshimet ligjore për martesat gay, ndryshime të cilat pritet të miratohen bashkë me paketën e reformës në drejtësi.

Zonja Doda ju drejtua me pyetje personalisht disa deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë dhe jo vetëm. Ajo tha se me këtë nismë, grupi i PDIU-së po provokohet dhe rëndë.

Doda: Nëse nuk e hiqni atë nen që hap udhën e martesës homoseksuale, ne vetë nuk do e votojmë dhe ashtu si ambasadori amerikan i bën thirrje ndërgjegjes së secilit, unë i bëj thirrje ndërgjegjes dhe formimit njerëzor të çdo deputeti që të mos votojë asnjë ndryshimi që çon në ndryshimin e modelit tonë social.

Këtu nuk flitet më për ndërhyrje në ligjin themelor të shtetit, por për ndërhyrje në rendin shoqëror. Familja është bërthama e shoqërisë së sotme shqiptare. Nëse keni ndër mend të shpikni një rend të ri shoqëror në këtë vend, ne nuk na keni me vete. Përse more zotërinj duhet të na çoni tek muri për një gjë që shqiptarët në mënyrë dërrmuese e kundërshtojnë?

Sfida e Mesilës për disa kolegë deputetë

E di që një pjesë e deputetëve të opozitës janë shprehur që nuk e votojnë një ndryshim të tillë kushtetues. Kështu është shprehur Genc Ruli, Gert Bogdani, Sali Berisha, por dhe kryetari i tyre Lulzim Basha.

Ndaj po i drejtohem shumicës, veçanërisht deputetëve besimtarë.

Ju, Ledi Shamku që shkoni në meshë të djelën do e votonit këtë qorrsokak ku duan të fusin familjen shqiptare këta?

Ju, Fidel Ylli që shkon në teqenë e Baba Tomorrit do e votoni këtë ndryshim?

Ju, Esmeralda Shkjau që shkon në xhami të xhuma dhe që mbani Ramazan do votoni që të martohen dy burra?

Ju, Monika Kryemadhi që ke ndarë me mua Krishtlindje e Pashkë do të votoni të martohen dy gra?

Ju, Mimi Kodheli do qëndroni në këtë qeveri dhe parti që kërkon të ç’bëjë familjen? E di që nuk ke votë, por ke zë zonjë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj që i vuri kurorë pastori e që i përket ungjillorëve do u vërë të njëjtën kurorë homoseksualëve?

Nëse doni të dilni mbi Zotin tuaj bëjeni, por kur të ketë Pashkë e Bajram mos uroni më, mos bëni shënime. Nëse e keni shpirtin në mëkat mos kërkoni falje, sepse një Zot të ri po shpikni, por që për mua dhe shumicën dërrmuese të shqiptarëve është AntiZoti!

Po i drejtohem personalisht tani Edi Ramës:

Besimi nuk është sport, as hajmali dhe as lajm i rubrikës rozë. Di që kujton shpesh pagëzimin tënd të fshehtë dhe që dërgove djalin të bekohej nga Papa, sot ke përpara një zgjedhje, por që nuk e kalon dot kësaj here si shakator.

Nëse e doni këtë vazhdoni në udhën tuaj, ne të PDIU-së në Sodomë kemi zgjedhur Lotin.

Ju sugjerojmë

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
-U tha në Opinion

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

18 Qershor, 2025 11:15 pm
Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
-U tha në Opinion

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

18 Qershor, 2025 11:04 pm
Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

18 Qershor, 2025 10:48 pm
Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
-U tha në Opinion

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

18 Qershor, 2025 10:42 pm
Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë
-U tha në Opinion

Konfliktet në Lindjen e Mesme, Zekthi zbulon se çfarë mund t’i ndodhë Shqipërisë

18 Qershor, 2025 10:37 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Përfaqësuesit iranianë duan të vijnë në Shtëpinë e Bardhë

18 Qershor, 2025 10:22 pm
A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?
Bota

A mund ta çaktivizojë programin bërthamor të Iranit një sulm ndaj impiantit Fordov?

18 Qershor, 2025 10:13 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Përplasja me Iranin, Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen: Një mik i madh!

18 Qershor, 2025 9:37 pm
Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin
Aktualitet

Vaji i rrezikshëm i ullirit, caktohet masa e sigurisë për shitësin

18 Qershor, 2025 9:28 pm
Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit
Bota

Irani: Nisëm raketa balistike super të rënda drejt Izraelit

18 Qershor, 2025 9:21 pm
Para
Tmerrohet nëna, i vjedhin fotot e djalit të vdekur

Tmerrohet nëna, i vjedhin fotot e djalit të vdekur

60 vjeçari gjendet i pajetë tek Liqeni Artificial

Denoncoi përdhunimin tek Liqeni/ Kushëriri i djalit: Bundra donte lekë

Dafina nuk ndalet ka gati klipin e ri

Video/ Dafina Zeqiri i dorëzohet Fadil Berishës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo

Aksi Rrogozhinë-Bradashesh me 65 tabela rrugore, Qato shpjegon pse ka ndodhur kjo
18 Qershor, 2025

Qarkullimi rrugor në Shqipëri duket se ka një problem të përhershëm gjatë vitit, të shtuar gjatë sezonit veror me bllokimin...

Lexo më shumë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë

Eksperti i ARRSH-së në Opinion:Si aksi Elbasan-Rrogozhinë,nuk ka asnjë rrugë në botë
18 Qershor, 2025

Trafiku është kthyer në tmerrin e të gjithë drejtuesve të automjeteve në Shqipëri. Marrë shkak nga sinjalistika e tepruar dhe...

Lexo më shumë

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025

Opinion – A rrezikohet Shqipëria pas konfilktit Izrael – Iran? – 18 Qershor 2025
18 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të mërkure në emisionin Opinion ishte i ftuar analisti Fitim Zekthi, i cili foli rreth konfliktit Iran-Izrael...

Lexo më shumë

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…

Lufta Iran-Izrael, Zekthi: Eliminimi i Khameneit vetëm nëse…
18 Qershor, 2025

Konfliktet në Lindjen e Mesme vijojnë të shkaktojnë frikë dhe kaos. Duke folur lidhur me këtë situatë dhe rrezikun e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com