Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pajisja “IMSI-Catcher” u fut në burg, pas urdhrit të dhënë me telefon…

2016/07/07 at 2:11 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pajisja “IMSI-Catcher” u fut në burg, pas urdhrit të dhënë me telefon…

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje punonjësit e burgut 302 në kryeqytet dhe burgut të Krujës në lidhje me hyrjen në këto institucione të pajisjes së përgjimeve “IMSI-Catcher”. Nga dëshmitë e marra prej punonjësve të burgjeve janë mësuar detaje të reja në lidhje me objektin e hetimit.

Njësia Task Forcë në Prokurorinë e kryeqytetit prej fillimit të muajit maj, po zhvillon hetime për shpërdorim detyre në lidhje me futjen ilegale të pajisjes së përgjimit “IMSI-Catcher” dhe mundësinë e përdorimit të saj brenda territorit të Shqipërisë. Në vazhdim të hetimeve, organi i akuzës ka marrë informacion për futjen e pajisjes në fjalë në disa burgje, mes të cilave edhe 302-shi në Tiranë dhe burgu i Fushë-Krujës.

Pas përcaktimit të datave kur ka ndodhur hyrja e makinës ku është montuar pajisja “IMSICatcher”, Prokuroria ka verifikuar dokumentet për personelin që ka qenë në punë në këtë kohë në hyrje të burgjeve. Këta punonjës janë marrë në pyetje nga Prokuroria dhe kanë dhënë detaje të rëndësishme në lidhje me ngjarjen.

DËSHMITË E PUNONJËSVE

Në dëshmitë e dhëna para prokurorëve, punonjësit e burgut 302 dhe atij të Krujës kanë thënë se makina me pajisjen “IMSI-Catcher” ka kërkuar të hynte në këto institucione në të gjitha rastet në orët e vona të mbrëmjes.

“Makina vinte pas orës 22:30 dhe në të gjitha rastet drejtohej nga personi që është prezantuar me emrin Entiol Xhelilaj”, kanë thënë dëshmitarët. Sipas tyre, në makinë në të gjitha rastet kanë qenë edhe dy persona të tjerë që nuk flisnin. Disa prej punonjësve të burgjeve kanë pohuar se në pjesën e pasme në kabinë kanë parë “një pajisje të ngjashme me laptopin me përmasa pak më të mëdha me ngjyrë të zezë”.

Në librat e hyrje-daljeve të burgjeve, të sekuestruar tashmë nga Prokuroria, janë shënuar targat e automjetit, emri i drejtuesit Entiol Xhelilaj, efektiv i Forcës Operacionale dhe qëllimi i hyrjes “për matjen e cilësisë së ajrit”.

Në të gjitha rastet, punonjësit e burgjeve kanë thënë se personat që kanë hyrë me pajisjen nuk kanë pasur urdhra apo autorizim me shkrim, madje kanë bërë debat me ta dhe në fund janë lejuar me urdhra të dhënë në telefon.

HETIMET

Tre zyrtarë dhe punonjës të Policisë së Shtetit janë në hetim nga Prokuroria për “shpërdorim detyre” me futjen e përdorimin ilegal të pajisjes së përgjimeve në Shqipëri. Prokuroria ka gjetur të dhëna për futjen e pajisjes në fjalë në burgun e Peqinit, burgun “Mine Peza” (njohur ndryshe si burgu 302) në Tiranë dhe burgun e Fushë- Krujës.

Hetimet po vazhdojnë nga ana e Prokurorisë, e cila është në pritje të përgjigjes për letërporosinë e dërguar në Itali. Letërporosia iu nis palës italiane, pasi pajisja e sjellë në Shqipëri nga misioni “Interforce” nuk u sekuestrua dot, pasi ditën e lëshimit të urdhrit automjeti me “IMSI-Catcher” u nxor nga godina e Policisë dhe u dërgua në zyrat e “Interforce”./Panorama

Ju sugjerojmë

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Rajoni

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

8 Korrik, 2025 5:06 pm
Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
Kryesore

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

8 Korrik, 2025 4:51 pm
BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
Bota

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

8 Korrik, 2025 4:43 pm
Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

8 Korrik, 2025 4:25 pm
VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar
Aktualitet

VIDEO/ Erdhi për pushime në Theth, turisti e gjen vilën të rrafshuar

8 Korrik, 2025 4:10 pm
“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore
Aktualitet

“Do vijoj betejën në…”/Salianji: Dënim për të më shmangur nga beteja zgjedhore

8 Korrik, 2025 3:57 pm
Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!
Aktualitet

Salianji del nga qelia: Burgosja ime ka qenë për arsye politike!

8 Korrik, 2025 3:44 pm
Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara
Aktualitet

Fier/Sekuestrohen 276.5 hektarë tokë të përfituara me dokumente të falsifikuara

8 Korrik, 2025 3:25 pm
“Vetëpastrim!”/ Paralajmëron Rama: Të njëjtën gjë do bëjmë në Fier dhe Durrës
Aktualitet

Prishja e kabinave në Theth/Rama: Plagë! Ministria e Drejtësisë po bën gati…

8 Korrik, 2025 3:14 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Begaj pret Ambasadoren e re të Australisë, ftesë Kryeministrit australian për të …

8 Korrik, 2025 3:05 pm
Para
Shvajnshtaiger gati, por “pancerat” kanë problem vapën

Shvajnshtaiger gati, por "pancerat" kanë problem vapën

Irid Oxa “shokon” rrjetin me foton e publikuar

Irid Oxa "shokon" rrjetin me foton e publikuar

Pacienti revoltohet me doktoreshën: S’do të presim 1 orë sa të pish kafen

Pacienti revoltohet me doktoreshën: S’do të presim 1 orë sa të pish kafen

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Marta Kos: Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
8 Korrik, 2025

Serbia prej muajsh gumëzhin nga protestat e studentëve. Në këto protesta është vërejtur mungesa e flamujve të Bashkimit Evropian. Komisionierja...

Lexo më shumë

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë

Rama në Fier, kërkon shkarkimin nga detyra e të gjithë drejtorëve të bashkisë
8 Korrik, 2025

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në qytetin e Fierit, ku ka zhvilluar një mbledhje në ambientet...

Lexo më shumë

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë

BE i jep dritën e gjelbër Bullgarisë për anëtarësim në Eurozonë
8 Korrik, 2025

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian i kanë miratuar hapat përfundimtarë që Bullgaria të bëhet anëtarja e 21-të e Eurozonës...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët

Lirimi i hapësirave publike/ Rama vizitë në Fier, takim me zyrtarët
8 Korrik, 2025

Kryeministri, Edi Rama ndodhet sot në Fier për takimin me drejtuesit vendor dhe deputetët e qarkut. Sipas tvklan mësohet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com