Apple pritet të rregullojë një prej problemeve kryesore të iPhone’it, për të cilin vazhdimisht ankohen përdoruesit.
Versioni bazik i modelit iPhone 7, i cili është përfolur shumë kohët e fundit, pritet të vijë me memorie të brendshme prej 32GB, sipas Wall Street Journal.
Kjo rrit spekulimet se Apple do të prodhojë edhe një model të iPhone me memorie të brendshme 256GB.
Dhe ky sigurisht që është një lajm i mirë për të apasionuarit pas iPhone, sepse duke paguar një çmim Premium për një telefon dhe të gjesh vetëm 16GB hapësirë të brendshme duket pak e padrejtë këto ditë (aq më tepër duke qenë se memoria e brendshme e iPhone nuk mund të zgjerohet).
Apple do të ndryshojë modelin e saj bazë të iPhone, për një version 32GB dhe duket se kjo do të bëjë atë një paketë tërheqëse për ata që deri tani kanë refuzuar idenë e çmimit për modelin bazë (dhe në vend iPhone zgjidhnin një telefon Android) për shkak të memories së kufizuar të iPhone.
Në anën tjetër linja më e fundit e prezantuar nga iPhone, iPhone 6S vjen me një hapësirë të brendshme 128GB, por çmimi i tij është akoma shumë i lartë.
Ekziston mundësia që Apple të sjellë një variant të iPhone 7 “Pro” ose iPhone 7 “plus” me hapësirë të brendshme 256GB. Sipas thashethemeve Apple mund të prezantojë variantin iPhone 7 “Pro” me disa funksionalitete shtesë.
Le të shpresojmë se modelet e iPhone 7 do të vijnë me 3GB RAM siç është thënë këtë vit. Gjithsesi, pritet që RAM-i të dyfishohet në iPhone-n e ardhshëm. Por kjo do ta bënte iPhone 7 një telefon të denjë në vend të pritjes për iPhone 8./Ekpsress