Qeveria dhe ambasadorët po zhvillojnë një ndeshje që luhet në “Selman Stërmasi”. Kjo ndeshje nuk mbeti private, pasi Kryeministria përgatiti një njoftim për mediat për këtë “ndeshje miqësore”. Në radhët e qeverisë luajnë, Bledi Çuçi, që mban shiritin e kapitenit, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Blendi Klosi, Edmond Haxhinasto, Eduard Shalësi dhe Besnik Bare.