Thethi vizitohet brenda një viti nga rreth 15 mijë turistë. Kështu u shpreh Petrit Gjeçaj, pronar i vila “Gjeçaj” në Theth. Ai tha se pjesa më e turistëve janë të huaj, rreth 80 për qind. Sakaq Auron Tare nga Agjencia e Turizmit, tha se “Thethi është zbuluar nga vetë turistët, pra në fillim nuk është marketuar shumë nga institucionet”.
Ndërkohë Gjeçaj shprehu si të vetmin problem rrugën e paasfaltuar në rreth 15 kilometra të saj, që është edhe pjesa më e rrezikshme.