Sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë myslimanët, pas shumë ditësh agjërimi, ata festojnë Fiter Bajramin. Sigurisht nuk kanë munguar në internet urimet nga të gjithë, përfshirë këtu artistë, futbollistë dhe njerëz nga të gjitha profesionet.
Por, një vajzë ndoshta me qëllimin e mirë për të uruar miqtë e saj myslimanë, ka hedhur nje status në internet, por pa menduar për pasojat.
Një foto jo e përshtatshme për ketë festë, me gjoks zbuluar dhe për më tepër me një gafë.
Sot nuk festohet Kurban Bajrami, por Fiter Bajrami dhe diçka të tillë komentuesit ia kanë bërë me dije.
“Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin shëndet, begati dhe mirësi…”,- ka qenë ky statusi i saj./JOQ/