Vdekja e Almirit 4-vjeçar nga Kumanova ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe të afërmit e tij e më gjërë. Përkundër deklaratave pikëlluese nga ana e familjes Aliu lidhur me rastin e fundit, asaj që nuk ja dëgjuam zërin ende është nëna e Almirit? Çfarë ndodhi me të? Çfarë po përjeton ajo..? Sigurisht që përgjigjet i dijmë pak a shumë të gjithë ne.
Ekskluzivisht për Lajm, një e afërme e familjes Aliu, znj. Saime Aliu, ka përshkruar situatën që po mbizotëron në famijen e Almirit, e konkretisht gjendjen e nënës së tij.
“Keq boll po përjetojnë. Pas ndodhisë, edhe Almiri edhe Mixhiverja (nëna e Almirit) ishin në spital. Ajo kur ka vdekur Almiri ka qenë në dhomën tjetër të spitalit, dhe pas atij momenti ende është nën ndikim e tabletave qetësues. Përndryshe, kush e di se si do ta kishte përjetuar këtë rast?!
Nëna e Almirit, zonja Mixhivere Aliu ndonëse e re në moshë, rreth të 37ave, një zonjë e bukur dhe elegante është shkatërruar pas vdekjes së papritur të djalit të saj. Përkundër asaj, ajo ende po i vuan lëndimet serioze të shkaktuara nga goditja (me veturë) nga Bojan Iliç. Këmbët i ka shumë keq, dhe e shtypur në të gjithë trupin…”, shtoi me keqardhje znj. Aliu.
Familja Aliu dhe të afërmit thonë se nuk ka ndonjë dënim që mundë ta mbulojë atë që bëri maqedoniasi Bojan.
“E dijmë se në shtetin tonë si shkon drejtësia, por prap shpresojmë që atij të pashpirti ti jepet denimi i merituar. Edhe pse. nuk ka ndonjë denim që mundë ta mbulojë atë që ka bërë ai“, tha për gazetën LAJM, Saime Aliu e afërme e familjes Aliu.