Qindra gazetarë në Iran kanë marrë një mesazh anonim paralajmërimi për “kontakte me organizatat armiqësore jashtë vendit”, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA.
“Të gjitha kontaktet dhe bashkëpunimet me organizatat armiqësore nga jashtë vendit, me email apo metoda të tjera komunikimi, është një krim dhe do të dërgoheni para drejtësisë. Ky sms është paralajmërimi i fundit”, shkruhej në mesazh.
Mediat Iraniane kanë raportuar se më shumë se 700 gazetarë dhe figura publike kanë marrë këtë sms të premten në mbrëmje.
Ligjvënësi Ali Motahari, tha se mesazhi kishte krijuar shqetësim në mesin e gazetarëve. “Policia dhe Ministria e Inteligjencës duhet të gjejë origjinën e ketyre sms-ve dhe të informojë publikun”, tha Ali Motahari.
Irani ndalon qytetarët e saj nga të paturit kontakt me mediat e gjuhës persiane me bazë jashtë shtetit, duke përfshirë edhe shërbimin persian të “BBC” dhe “Voice of America”.
Në prill, një Gjykatë iraniane ka dënuar katër gazetarë të arrestuar në nëntor te 2015-tës nga 5 deri në 10 vjet burg per “bashkëpunim” me qeveritë e huaja dhe dëmtim i sigurisë kombëtare. Gazetarët disa prej të cilëve punojnë për mendian kanë qenë pjesë e një grupi të arrestuar nga “Garda Revolucionare” e cila i akuzoi ata si anëtarë të një rrjeti të infiltruar të lidhura me qeveritë perëndimore dhe se ishin armiqësorë ndaj Republikës Islamike./Klan