Salah Abdeslam, i cili akuzohet se ka ndihmuar për të planifikuar sulmet terroriste të 13 Nëntorit 2015 në Paris, po përdor palestrën e tij personale në burg.
Kjo ka qenë deklarata e deputetit të opozitës franceze (partisë Les Republicains), që ka sjellë protesta dhe polemika në Francë.
Deputeti i “Les Republicains”, Thierry Solere ka zhvilluar një vizitë surprizë në burgun e Fleury-Mérogis, ku vuan dënimin i konsideruari “truri” i sulmeve terroriste në Paris.
Solere, i shoqëruar edhe nga një gazetar gjatë vizitës në burg, tha se pjesë e katit të katërt të ndërtesës së D3 (në burg) është vënë tërësisht në dispozicion për akomodimin e Salah.
Janë katër qeli në dispozicion vetëm të xhihadistit, dy për përdorim personal, e treta për mbikëqyrjen e tij me kamera dhe e katërta për ta përdorur si palestër, shkruan sot ANSA, transmeton Syri.net.
Burgu i Fleury-Mérogis në Paris raportohet se po vuan një situatë të rëndë mbipopullimi.