Një vajzë 13 vjeçe është shpallur në kërkim pas humbjes së kontakteve me familjen e saj nga dita e djeshme.
Denoncimin për largimin e vajzës së mitur nga shtëpia e ka bërë nëna e saj.
Policia e Sarandës ka bërë me dije se bëhet fjalë për shetasen me inicialet L.Q, 13 vjeç, banuese në Sarandë, për të cilën policia po punon për gjetjen e saj.
Nëna e vajzës, Floresha Qorri duke folur për mediat ka thënë se dyshon tek një burrë 33 vjeçar të pamartuar nga Gramshi që shkonte shpesh tek shtëpia e tyre.
“Kam dyshime se më ka mashtruar vajzën. Që kur është larguar vajza edhe ai nuk ka ardhur më” ka thënë ajo.
Njoftimi i Policisë
Më datë 03.07.2016, rreth orës 15:00, shtetësja F.Q., 45 vjeç (nëna e vajzës) banuese në lagjen nr.4 Sarandë, ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, se vajza e saj është larguar nga banesa një ditë më parë dhe ka humbur çdo lloj kontakti me të, që prej ditës që është larguar, datë 02.07.2016.
Policia po punon për gjetjen e kësaj shtetaseje.