Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndet qëndrimin e Partisë Demokratike përkundër deklaratave fyese të këshilltarit të Kryeministrit grek ndaj kombit shqiptar. Në një deklaratë për mediat, PDIU, i bën thirrje qeverisë që të protestojë ndaj qëndrimit të papranueshëm të përfaqësuesit të qeverisë greke.
“E vlerësojmë me gjithë praninë e z. Paloka dhe të Kryeministrit Rama në kongresin PBDNJ, ku u demonstrua në mënyrë të përsëritur arroganca e megollamonania e çdo zyrtari të vogël të qeverisë greke, e cila do të transferojë hallet e saj në Shqipëri. PDIU i bën thirrje qeverisë shqiptare të protestojë zyrtarisht ndaj qëndrimit atavist dhe të papranueshëm të përfaqësuesit te qeverisë greke”, shprehet PDIU.
Dy ditë më parë, Greqia i kërkon publikisht Kryeministrit Edi Rama mosvazhdimin e bashkëqeverisjes me PDIU-në e Shpëtim Idrizit. Kërkesa publike iu bë Kryeministrit shqiptar gjatë kongresit që u mbajt dje në Tiranë nga ana e Partisë për Bashkimin për të Drejtat e Njeriut nga përfaqësuesi i qeverisë së Aleksis Cipras. Ai e mori e mori fjalën përshëndetëse menjëherë pas Ramës, duke kritikuar kryesocialistin për mospasjen e PBDNJ-së në kabinetin qeveritar.
“Ajo që mua më shkakton problem është vullneti dhe dëshira e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me të gjitha forcat. Si është e mundur që pasardhësit e luftëtarëve kundër Gjermanisë të pranojnë dhe të tolerojnë pranë disa pasardhës të nazistëve. Ju e dini se cilët janë njerëzit për të cilët unë po flas. Nuk është e mundur që unë të fyej Shqipërinë me ato thënie që ato kanë ngritur, por ata fyejnë Shqipërinë dhe jo Greqinë, historinë e rezistencës së Shqipërisë dhe ky është një problem”, iu drejtua Makropulos, përfaqësuesi i qeverisë greke, Ramës.