Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit, më të larta temperaturat do të shënohen në zonat e ulëta.
Parashikohet që gjatë pasdites të shfaqen kalime vranësirash të lehta nëpër territor ku më theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor duke rrezikuar edhe shira të karakterit lokal. Gjatë natës nuk priten ndryshime të motit. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në vlerat maksimale.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në Adriatik dhe Jon dallgëzimi të arrije deri në 1 ballë.