Luana Vjollca është njëra ndër femrat më të përfolura të showbizzit. Përpos modelimit ajo është pjesë edhe e muzikës. Por më së shumti ajo përflitet për linjat e saj trupore, që në shumë raste është theksuar se ka dhe operacione ne pjesë të ndryshme të trupit.
Ndërsa si formë ‘nostalgjie’, Luana përmes rrjetit social Snapchat, ka publikuar disa fotografi në të cilat ajo ka treguar se si dukej në moshën 17 vjeçare, ku në njërën nga to ka shkruar se dukej shumë “e egër”,transmeton Indeksonline.
Por Luana, edhe në këto fotografi shihet me linja të mira trupore, por assesi ashtu si duket tani e që duhet përkujtuar se këngëtarja dhe moderatorja ka kohë që i është përkushtuar rregullisht ushtrimeve në fitnes.