Një grabitje spektakolare shokoi kryeqytetin. Tre persona me armë dhe të maskuar kanë arritur të hyjë në zonën e brendshme të aeroportit të Rinasit, duke grabitur nga makina e sigurisë së lartë 3 milion euro. Para, të cilat po transportoheshin drejt një avioni linje nga një bankë e nivelit të dytë.
Policia thekson se autorët hyjnë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Policia më pas saktëson se rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin.
Kjo deklaratë e Policisë tregon mjaft qartë se nuk ishin masat e sigurisë të shtuara të Policisë, në kuadër të atentatit në Turqi, ato që sollën grabitjen brenda në aeroportin e Rinasit, por “shkak” ishte kompania e sigurisë e cila nuk ruajti siç duhet rrethinën e Aeroportit.
Me siguri, punonjësit e kësaj kompanie, ata që ishin në turn do të pushohen nga puna, ose më keq, do të ndalohen nga policia, teksa grabitësit e vërtet janë ende në kërkim. Policia për ti kapur ato ka vendosur në punë të gjitha resurset në dispozicion, edhe helikopterin e sigurisë.