Pasi kanë kaluar fazën në grupe dhe kanë eliminuar Anglinë, futbollistë e Islandëss debutuese duket se kanë filluar të shohin shumë larg. Sipas tyre, pengesa kryesore në rrugëtimin drejt finales të Euro 2016 më 10 qershor, është fakti se janë mes grupit të skuadrave pretendente të turneut dhe do të jenë “të detyruar” t’i eliminojnë të gjitha.
“Më duhet ta pranoj se nëse arrijmë gjysmëfinalet, nuk do ta kemi të lehtë më pas të shkojmë në finale”, deklaroi mbrojtësi Kari Arnason para mediave. “Sigurisht që e kemi menduar mundësinë e një përballjeje në gjysmëfinale me Gjermaninë Kampione Bote. Por nuk duhet të ngutemi”, tha ai, “përpara kemi një mal të madh për të kaluar siç është Franca”. Sfida ndaj francezëve në këtë pikë të turneut do të kishte trembur këdo, por me sa duket jo islandezët. Bashkë trajneri Heimir Hallgrimson u shfaq shumë i qetë para gazetarëve. “Ne i kemi gjetur një dobësi francezëve, por sigurisht që nuk do ta themi këtu para jush”, theksoi ai duke qeshur. “Të jemi realistë, ne mund të luajmë ndaj tyre ndeshjen më të mirë të jetës tonë dhe të humbasim gjithsesi”.