Një helikopter është ngritur mbi zonën e Rinasit për të lokalizuar tre personat të cilët në mes të ditës mundën të kryejnë një grabitje spektakolare në pistën e aeroportin Nënë Tereza në Rinas.
Sipas informacioneve paraprake mendohet se shuma e grabitur të jetë 200 mijë euro.
Paratë po tranportoheshin nga një automjet sigurie për në avion me qëllim depozitimin jashtë vendit.
Ndërkaq burime nga policia thanë se është gjetur makina e grabitësve, pranë urës së Tapizës. Mendohet që tre autorët e maskuar dhe të armatosur të kenë marrë një automjet të ri për tu larguar drejt Fushë-Krujës.