Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koncensioni SGS i Berishës dhe “pafuqia” e Ramës

2016/06/30 at 10:50 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Stadiumi – model i duhur në vendin e paduhur

Nga Eduard Zaloshnja


Kur shkova për herë të parë te qendra e koaludimit të automjeteve në Fushë-Prezë, mendova se do të gjeja një shërbim të denjë për një kompani zviceriane si SGS-ja (Société Générale de Surveillance), e cila kishte fituar nga qeveria Berisha koncensionin e kolaudimit të automjeteve në Shqipëri. Në fakt, kapanoni dhe paisjet e kolaudimit ishin shumë më moderne se ato të qendrës së dikurshme shtetërore pranë ish-NSHRAK-ut, por pritja për t’u futur në kapanon ishtë shumë më e gjatë. Mendova se ishte fillimi dhe se kompania do ta gjente mënyrën sesi t’u shërbente më mirë klientëve që paguanin nga 20 mijë lekë të vjetra për çdo kolaudim.

Por kur shkova vitin tjetër për të bërë kolaudimin, rradha ishte edhe më e gjatë. U mata të shkruaj një shkrim për torturën me të cilën qeveria Berisha i kishte detyruar shqiptarët të përballeshin, por ajo qeveri sapo kishte marrë 1 milion shuplaka. “Qeveria Rama besoj se do ta rishikojë këtë koncension, siç ka premtuar se do të bëjë me të gjithë koncensionet e përfolur të paraardhëses së vet,” mendova, dhe prita me shpresë vitin tjetër.

Vitin tjetër ishte po e njëjta histori, por në media kishte qarkulluar një si lajm që përmendëte hapjen e qendrave të tjera të kolaudimit, për të përballuar fluksin e madh të automjeteve në qendrat ekzistuese të SGS-së. “Le të shtrëngojmë dhëmbët edhe këtë vit,” mendova, duke shpresuar se më në fund do t’i jepej fund trajtimit si dele të shqiptarëve, të cilët paguajnë po aq sa amerikanët për të bërë një kolaudim makine — 17 dollarë — por harxhojnë 17 herë më tepër kohë e nerva.

Dhe përsëri u zhgënjeva — kur shkova dje për t’i bërë kolaudimin veturës, u përballa me rradhën më të gjatë të jetës sime (as për qumështin në “kohën e Enverit” s’kisha ndëjtur aq gjatë në rradhë). Tre orë fiks prita deri sa e futa veturën në oborrin e SGS-së, dhe m’u desh të prisja edhe një orë tjetër deri sa filloi kolaudimi. Kur ky filloi, e ndiqja me sy të frikësuar kolauduesin, se mos më nxirrte ndonjë llambushkë të djegur. Në fakt, një llambë e vogël e frenave ishte djegur dhe pasi e zëvendësova, m’u desh të harxhoja edhe një orë tjetër, për të pritur që dikush thjesht ta shihte nëse e kisha zëvendësuar.

Delet e zemëruara që prisnim në rradhë për kolaudim e zbraznin zemërimin e tyre te punonjësit e djersitur të SGS-së, të cilët rendnin si bleta punëtore për të kryer sa më shpejt punën që u kishte caktuar kompania. Delet nuk e zbranin zemërimin tek Berisha, i cili nuk i kishte kërkuar kompanisë që të ndërtonte mjaftueshëm qendra kolaudimi, në mënyrë që qytetarët të mos prisnin si dele. Ose nuk e zbraznin zemërimin tek Rama, i cili nuk ia ka kërkuar këtë gjë deri më sot kompanisë.

Dhe të mos harrojmë se 680 mijë nga këto dele votuan që Berisha të vazhdonte ta qeveriste vendin edhe për katër vjet, ndërsa 1 milion dele të tjera votuan që Rama t’i zinte vendin Berishës.

Deri më sot, Berisha as që e ka marrë mundimin të kërkojë falje për koncensionet që ka firmosur, ndërsa Rama këndon refrenin “Nuk i zhbëjmë dot koncesionet e Berishës, sepse kompanitë na çojnë në arbitrazh, dhe atje mund të gjobitemi rëndë”

Nuk mund të flas me siguri për koncensionin e Bulqizës (ku minatorët jetojnë e vdesin si dele), sepse nuk e njoh nga afër atë; nuk mund të flas me siguri për koncensionin e skanimit në dogana (nga i cili qahen përditë delet e biznesit), sepse ka shumë informacione kontradiktore për të; nuk mund të flas me siguri për koncensionin e ngjyrimit të karburanteve (nga i cili qahen qytetarët që furnizohen me karburant të keq), sepse eshtë një problem shumë teknik; por për koncensionin e kolaudimit të automjeteve mund të them me siguri se, nëse do të filmohej një maratonë 5-orëshe te SGS-ja (si ajo që përshkrova më sipër), dhe në qoftë se filmi do t’i paraqitej gjykatës së arbitrazhit ndërkombëtar, vendimi i gjyqtarëve do të kishte qenë unanim: Negociatat për nënshkrimin e këtij koncensioni janë zhvilluar “in bad faith”, prandaj ai duhet zhbërë sa më parë!

Të shohim se për kë do të votojnë delet shqiptare pas një viti…

 



Ju sugjerojmë

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
Bota

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

20 Maj, 2025 10:38 pm
Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
Bota

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

20 Maj, 2025 10:06 pm
Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
Aktualitet

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

20 Maj, 2025 9:33 pm
Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
Kryesore

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

20 Maj, 2025 9:04 pm
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Bota

Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi

20 Maj, 2025 8:42 pm
Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika
Bota

Gjermani: Shtohet dukshëm numri i sulmeve me thika

20 Maj, 2025 8:38 pm
1/3 e automjeteve ngel në kolaudim
Aktualitet

1/3 e automjeteve ngel në kolaudim

20 Maj, 2025 8:24 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

BE-ja heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë

20 Maj, 2025 8:18 pm
Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!
Politikë

Rama intervistë për televizionin austriak: Anëtarësimi në BE, mundësi historike!

20 Maj, 2025 8:08 pm
Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje
Aktualitet

Anija shqiptare shpëton 13 emigrantë në Egje

20 Maj, 2025 8:07 pm
Para
Françeska Jaçe seksi në setin e ri…

Françeska Jaçe seksi në setin e ri...

Shikoni sa seksi duket tifozja Irid Oxa në plazh

Video/ Ja si harbohen në klub tifozet seksi

Aksidentohet furgoni me punëtorë, 1 vdekur, 7 të plagosur

Aksident me vdekje në Korçë-Dishnicë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza

Zëdhënësi i OKB-së: Ende nuk janë shpërndarë ndihma në Gaza
20 Maj, 2025

Një zëdhënës i Organizatës së Kombeve të Bashkuara tha se ende nuk është shpërndarë asnjë ndihmë në Gaza. Sipas mediave...

Lexo më shumë

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…

Izraeli njofton përshkallëzim të operacioneve në Gaza:Hamasi do të paguajë çmimin…
20 Maj, 2025

Ushtria izraelite do të përshkallëzojë operacionet e saj kundër lëvizjes Hamas në Rripin e Gazës, duke pushtuar më shumë territor...

Lexo më shumë

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet s’reaguan/ Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has
20 Maj, 2025

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet...

Lexo më shumë

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend

Pensionet me Italinë,Manjani:Pagesa përfitohet sipas viteve të punës në secilin vend
20 Maj, 2025

Marrëveshja dypalëshe e pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë do tu japi mundësinë qytetarëve shqiptarë, por edhe italianë që të bashkojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com