Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gratë e mia

2016/06/29 at 12:59 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bej forever

Nga Edison YPI

Lana jo. Jo Lana. Me gjithato ujra, ura, tuba, gjiriza, lavirja Lana s’bën për grua.
As shkodrania Buna. E bukura Buna s’ka këllira. Por Buna në derdhje bashkohet me Kirin.
Vjosa po. E hirshme, e rrjedhëshme, rretheqark me male që i bëjnë lajka, nga koka tek këmbët, nga burimi në det, dridhet e përdridhet e tëra.

Po, por Vjosa ka kleçka. Se Vjosa shoqërohet me të gjithë meshkujt, nga Leskoviku dhe Dhëmbeli deri tek Mifoli dhe Deti. Vjosa është si interneti të cilin të gjithë e duan askush s’e dashuron. Pastaj, vjosën nuk e zë kurrë gjumi. S’rrihet zgjuar me grua natedit me mijra vjet.

Mikesha e saj, e ngurta Nëmërçka, më serioze se Vjosa. E hedhur, e hajthme, me pyje me dëborë me dhi’ të egra. Mirpo tepër e re e larta Nëmërçka. As tre milionë vjeçe. Duhet pritur të bëhet të bëhet të paktën nja pesë milionë.

Divjaka çka. Por e ka një të dashur, Shkumbinin, i cili prej shekujsh në gjunjë me lum’ lotësh i lutet. Pra i dashur i Divjakës nuk është mashkull i rrezikshëm. Por halli me Divjakën është se ajo ndritet dhe ndizet në kohën më delikate, kur erret. Nuk mbahet e tilla për grua.

Për bijëzën e Divjakës, Karavastanë, s’bëhet fjalë. Njomcakja karavastaja dit’ e nat’ mes ujrave, myshqeve, peshqve, gjarpërinjve, ngjalave, gaforreve.
Perria Llogoraja. Po, por me karaburun brënda. Dhe pis xhelozi Karaburuni s’e lëshon si qeni. Ka kirurg shkëmbinjsh t’i nxjerrë karaburunin të më fusë mua ?!

Puka si Puka. E lagur e tëra. Harta e qefit të saj mund të shëtitet vetëm nëpër ëndërra. Ta shohësh nazelien Pukën plot me ujvara, ke vetëm një dëshirë, ujrat qiellorë t’ia pish.
Krraba të lë duke dyshuar tërë jetën. Por ja vlen ta kesh për grua. Se me gjith mundimin e dyshimit, mbi të mund të pushtosh gjithçka; Baldushkun, Cecebecin, Peqinin, Paprrin, Rrogozhinën, deri të pafundmin detin.

O Krrabë hyjnore. Pa ty jam det pa tallaz, qiell pa blu materie pa gravitacion, qymyr pa furrë. Thuam se më do. Fol’ pra fol. Klith pra klith. Hidhmi mua të gjitha. Sëmundjet, sëkëlldirat, dhimbjet, ankesat, nazet, meraqet, ankthet, recetat, ilaçet, farmaqet, të gjitha. Dhe të vdes unë për Ty. Tani që dheu po tundet, tempujt po shemben, qielli po çahet, Zoti po trembet. Tani në këtë muzg të vështirë plot me shqiptarë të çmëndur poetë të pa shprehur.

Ju sugjerojmë

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
Kryesore

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

13 Korrik, 2025 8:50 pm
Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
Aktualitet

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

13 Korrik, 2025 8:35 pm
Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
Rajoni

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

13 Korrik, 2025 8:22 pm
IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
Aktualitet

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

13 Korrik, 2025 8:03 pm
Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve
Aktualitet

Kavajë/ Përplasen dy Jet Ski në det, plagoset njëri prej drejtuesve

13 Korrik, 2025 7:49 pm
Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë
Bota

Qeveria e re, Merz: Shpresojmë që efektet pozitive të vërehen në verë

13 Korrik, 2025 7:38 pm
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO
Rajoni

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH,konfirmon përkushtim për anëtarësim në NATO

13 Korrik, 2025 7:21 pm
Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?
Bota

Gjermani, kontributet e sigurimeve rriten deri në 50%?

13 Korrik, 2025 6:58 pm
30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…
Kryesore

30-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në KiE,Spiropali:Falë arritjeve dolëm nga…

13 Korrik, 2025 6:32 pm
“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!
Aktualitet

“Më thonë je çupë!” Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

13 Korrik, 2025 6:19 pm
Para
Foto/ Shikoni sa ngjan Robert Ndrenika me Bruno Mars

Foto/ Shikoni sa ngjan Robert Ndrenika me Bruno Mars

Ankesa e qytetarëve/ “Era katering” shqetësim për banorët e Bllokut

Ankesa e qytetarëve/ “Era katering” shqetësim për banorët e Bllokut

Foto/ Shikoni si trajtohet “Aja” një ditë para dasmës

Foto/ Shikoni si trajtohet "Aja" një ditë para dasmës

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit

Grenell akuzon Osmanin për “manipulim të fjalëve” të Trumpit
13 Korrik, 2025

Richard Grenell, i dërguari i presidentit amerikan për Misione të Posaçme, e ka kritikuar të dielën presidenten e Kosovës, Vjosa...

Lexo më shumë

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte

Zjarr në fshatin Drenovë të Mallakastrës, flakët përfshijnë sipërfaqe me ullishte
13 Korrik, 2025

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët

Kriza në Kuvend dhe të drejtat e serbëve, ja çfarë diskutoi Hanrahan me politikanët
13 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Hykmete Bajrami dhe përfaqësues...

Lexo më shumë

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth

IKMT prish mbi 70 ndërtime pa leje në Theth
13 Korrik, 2025

Gjatë një jave që nga nisja e këtij aksioni, IKMT ka shembur objektet pa leje, por u përball herë pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com