Armando Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, rrëfen eksperiencën e kaluar me Kombëtaren në Francë 2016, Ku Shqipëria u rëndit e treta në grup. Sipas Dukës ka qenë një lloj strategji për ta ç’tensionuar ekipin, por që nuk u arrit sidomos në dy ndeshjet e para. “Mendoj që nuk e çliruam aq sa duhet ekipin nga ana psikologjike”.