Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Pleshti” la Argjentinën, por Maradona po mendon kthimin e Messit

2016/06/29 at 1:10 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Pleshti” la Argjentinën, por Maradona po mendon kthimin e Messit

Një lumë kritikash shkuan drejt tij, vetëm pse deklaroi largimin e tij nga kombëtarja “Albiceleste” pas dështimit të radhës, atë gjatë finales së Kupës së Amerikës në edicionin special të 100-vjetorit, duke humbur madje edhe një 11-metërsh vendimtar. Por, dikush i del në mbrojtje.

Ka qenë vet Maradona, ai që me karizmën e tij ka ndërhyrë për ta mbështetur futbollistin më të mirë në qarkullim, Lionel Messin.

“E kanë braktisur të gjithë, por unë nuk do të bëj të njëjtën gjë. Dua të flas personalisht me të”, thotë ish-legjenda e futbollit argjentinas “El Pibe de Oro”.

Diego Armando Maradona kërkon të flasë me synimin për ta bindur të ndryshojë mendim, ndoshta për ta motivuar edhe më shumë, por sigurisht për ta mbrojtur nga kritikët.

Pas tri botërorëve të humbur dhe tre finaleve gjithashtu të humbura në Kupën e Amerikës, hidhërimi duket se ka kapluar Messin. Gaboi në penalltinë decizive, e gjithë bota u duk se u shemb mbi kokën e tij, aq sa e detyruan që t’i japë fund përpara kohe karrierës me Argjentinën.

“Ndoshta kjo punë nuk bën më për mua”, thotë talenti i Barcelonës me zemër të rënduar dhe tepër i dëshpëruar.

“Nuk je i denjë! Na braktise! Nuk ke zemër dhe madje as kurajo!”. Këto janë ndër kritikat e shumta të drejtuara në adresën e tij nga tifozët e “Seleccion”-it. Për të mos shtuar edhe ata më të ashprit, që i thonë: “Turp! Sa turp!”. Ndërsa të tjerë e mbyllin edhe më rëndshëm: “Nuk do të jesh kurrë si Maradona!”.

Pikërisht krahasimi me Maradonën duket se e ka vrarë më shumë shpirtërisht Messin, që nga momenti kur është kuptuar se asgjë nuk përputhet mes ish-legjendës dhe supertalentit aktual.

E megjithëse bëhet fjalë për dy personalitete të ndryshme, me karaktere krejtësisht të kundërta me njëri-tjetrin, dhe pavarësisht duelit prej dekadash distancë, mes Messit dhe Maradonës nuk ka munguar asnjëherë stima, apo dashuria mes mjeshtrit dhe dishepullit të tij.

Ndoshta për këtë arsye nuk përbën ndonjë surprizë që dora e parë që i shtrihet Leos vjen pikërisht nga “Pide de Oro”. E këtë, Dieguito, siç e thërrasin me përkëdheli admiruesit e shumtë argjentinas, shkruan në “Facebook” në tri gjuhë të ndryshme, për t’u siguruar se nuk do të ketë asnjë keqkuptim.

“Leo duhet të vazhdojë me kombëtaren, sepse ka shumë për të dhënë. Ai do të shkojë në Rusi në gjendjen më të përshtatshme të mundur për t’u shpallur kampion bote. Do të më pëlqente të flisja me të, sepse e kanë lënë vetëm. Por unë nuk dua ta lë vetëm në këtë moment të trishtë”, thotë Maradona.

Ju sugjerojmë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

19 Maj, 2025 4:03 pm
Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Para
Babai i fëmijës së dhunuar nga Anjeza: Shes shtëpinë, terapia kushton

Babai i fëmijës së dhunuar nga Anjeza: Shes shtëpinë, terapia kushton

Fotolajm/ Kualifikueset e Botërorit, ja fanellat e reja të Kombëtares

Fotolajm/ Kualifikueset e Botërorit, ja fanellat e reja të Kombëtares

Video/ Tronditëse: Njerku djeg për së gjalli foshnjën 3 vjeçare

Video/ Tronditëse: Njerku djeg për së gjalli foshnjën 3 vjeçare

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
19 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundoi në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë. “Më së shumti...

Lexo më shumë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
19 Maj, 2025

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com