Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rrëfimi i Andi Lilës: Ja çfarë ndodhi në fushë me Pol Pogba

2016/06/28 at 12:50 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërkesa e Lilës për Zvicrën në Europian

Andi Lila ka qenë një nga protagonistët pozitivë të Shqipërisë në Euro 2016, duke spikatur me lojën e tij në ndeshjet kundër Francës dhe Rumanisë.

“Ulërima” e mesfushorit në momentin e golit të Sadikut do të mbetet gjithmonë e ngulitur në mendjen e tifozëve shqiptarë, ndërsa vetë futbollisti ka treguar se i ka mbetur shumë peng fakti që ekipi nuk siguroi pjesëmarrjen në turin tjetër, i bindur se mund të bënte përsëri surpriza.

“Mendoj se ne duhej ta luanim një ndeshje tjetër në këtë turne. Ndeshja e parë ndaj Zvicrës ishte fillimi, nuk kishim luajtur kurrë në një turne të tillë dhe e vuajtëm këtë fakt. Pastaj filluam ta përmirësonim veten. Unë do të preferoja që të bënim një ndeshje tjetër. Nuk mendoj se do të mundeshim me 3­4 gola siç po u ndodh disa skuadrave në këtë pikë të turneut”, tha ai për “SuperSport”.

“Ne jemi ekip i vështirë për t’u mundur, trajneri punon shumë në aspektin mbrojtës. Këtë radhë kishte edhe kohën që të jepte më mirë idetë e tij. Ai tregoi që ishte një trajner shumë i madh dhe vazhduam një rrugë shumë të mirë falë tij. Do të dëshiroja shumë të kishim edhe një ndeshje tjetër, Në fakt të gjithë shqiptarët e donin një ndeshje tjetër”, shtoi mesfushori, i cili tregoi edhe ankthin e pritjes për rezultatet të favorshme nga skuadrat e tjera.

“Fillimisht ishte Gjermania, e cila nuk tërhiqet kurrë, i bëri 7 gola edhe Brazilit. Mendoja se nuk tërhiqet kurrë, por ata shkonin para portës dhe nuk shënonin, një zhgënjim absolut. Pastaj ishte Turqia me Çekinë. Bushi na thoshte që e rëndësishme ishte që Çekia të mos bënte gol se kanë ekip të fortë. Çikalleshi i çoi edhe SMS portierit të Turqisë, Babaçan, se e ka në skuadër, i tha të mos pësonte gola. Pasi shënoi golin e parë Turqia ishim
mos andej, mos këndej. Kur u bë goli i dytë, u nervozova, e kuptova që nuk kishim më fat”, tha lojtari i përfaqësueses shqiptare.

Një nga episodet më të veçantë të eksperiencës në Euro 2016 për Lilën mbetet dueli i tij me Pol Pogba në minuta e fundit të sfidës me Francën. “Unë mbaja Marsial, por në fund, te Franca u aktivizua Pogba. Ai është shumë i gjatë, një kokë më i gjatë se unë dhe në goditje këndi apo dënimi po të mos e mbaje me hile të shkëputej. Ndaj unë e kapja me duar si të mundja 2­3 herë, duke u munduar që të mos më shihte gjyqtari. Ai thirri dy­tre herë por gjyqtari nuk e dëgjonte, pasi në Marsejë ishte rrëmujë, kishte shumë tifozë. Ndaj m’u kthye dhe më tha në anglisht ‘A je i çmendur?’. ‘Po’ i thashë dhe u largova me shpejtësi”, tregoi duke qeshur Lila këtë episod të veçantë gjatë ndeshjes me “gjelat”.

Edhe pse aventura shqiptare u mbyll, Lila është i gëzuar pasi Shqipëria ka arritur të tregojë vlerat e saj në shumë aspekte. “I treguam të gjithëve që shqiptarët jo vetëm dinë të luajnë futboll në fushë, por edhe në tribuna. Ishim njerëz me kulture të madhe, i treguam botës që kemi edukatë”, tha mesfushori.

Tani, për Lilën vjen momenti për të zgjedhur të ardhmen e tij, në atë që cilësohet si kontrata e jetës. “Fillimisht do iki me pushime një javë. Mendoj që tani është momenti i duhur, por nuk dua të ngutem. Kemi shumë oferta, menaxheri im turk po punon shumë, por nuk ka asgjë konkrete. Presidenti i PAS Janinës më ka ofruar kontratë trevjeçare dhe i kam thënë që nëse deri me 31 gusht nuk kam gjetur një klub shumë të mirë, do të firmos atje këtë kontratë pasi më pëlqen shumë”, tha Lila.

Ju sugjerojmë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
Politikë

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

18 Maj, 2025 6:44 pm
Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
Sport

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

18 Maj, 2025 6:16 pm
Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
Life Style

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

18 Maj, 2025 6:01 pm
Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
Bota

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

18 Maj, 2025 5:56 pm
67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”
Aktualitet

67-vjeçarja jeton në mjerim: Tualeti i fqinjit kthehet në “shtëpi”

18 Maj, 2025 5:49 pm
Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA
Bota

Takimi trepalësh në Itali/ Meloni, Vance dhe Von der Leyen nisin dialogun BE-SHBA

18 Maj, 2025 5:46 pm
Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit
Bota

Ukraina: Rusia kreu sulmin më të madh me dron që nga fillimi i pushtimit

18 Maj, 2025 5:35 pm
Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë
Bota

Zelensky takohet me Papën, shoqërohet nga Zonja e Parë

18 Maj, 2025 5:33 pm
Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë
Sport

Video/ MMA, shqiptari dërgohet në spital pas 100 goditjeve të marra në arenë

18 Maj, 2025 5:32 pm
Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit
Bota

Papa Leoni XIV shkel protokollin, përqafon vëllain gjatë ceremonisë së përurimit

18 Maj, 2025 5:07 pm
Para
Kjo është e vetmja këngëtare që si ka provuar prekjet e Enrique Iglesias

Kjo është e vetmja këngëtare që si ka provuar prekjet e Enrique Iglesias

Foto/ Dikur seks-simbol, shikoni si është katandisur sot

Foto/ Dikur seks-simbol, shikoni si është katandisur sot

Vdiq një fëmijë/ Kush është fajtori i aksidentit tragjik të Qafë Muzinës?

Vdiq një fëmijë/ Kush është fajtori i aksidentit tragjik të Qafë Muzinës?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme

Vota e diasporës, Ivi Kaso: U manipuluan në mënyrë të frikshme
18 Maj, 2025

Demokrati Ivi Kaso, në një deklaratë për media, ka folur lidhur me votat e diasporës, duke treguar pakënaqësitë e forcës...

Lexo më shumë

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal

Laporta: Kemi rënë dakord për rinovimin me Yamal
18 Maj, 2025

Lamine Yamal është kthyer në një lojtar shumë të rëndësishëm për Barcelonën. Ndonëse është vetëm 17 vjeça, loja e katalanasve...

Lexo më shumë

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump

Dhomë gjumi, 11 tualete dhe 40 televizorë, brenda avionit që Katari i dhuroi Trump
18 Maj, 2025

Pavarësisht kritikave dhe kundërshtimeve të brendshme, administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump, duket se ka rënë dakord të pranojë një...

Lexo më shumë

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Mbi 100 viktima në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis
18 Maj, 2025

Të paktën 103 civilë palestinezë u vranë në Rripin e Gazës të dielën, pas sulmeve izraelite. Bëhet e ditur se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com