Shqiptarët kanë zgjedhur vendin e tyre për të berë pushimet e verës 2016-të. Ky është rezultati i sondazhit të i cili është vendosur në faqen opinion.al prej disa ditësh. Duket se Shqipëria është përzgjedhur më shumë se alternativat e tjera (42.86%), pavarësisht se nuk janë të qarta arsyet pse është bërë kjo zgjedhje.
Në vend të dytë pozicionohet alternativa per të bërë pushimë jashtë vendit (24.14%) e cila nuk ndodhet shumë larg alternatives “nuk do pushoj”. (23.65%). Të paktë rezultojnë të jenë ata të cilët ende nuk e kanë vendosur se ku do të pushojnë.
Sondazhi do të vijjoe të qëndrojë akoma në faqen opinion.al ndaj mund të votoni për të bërë përzgjedhjen tuaj