Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

President nga populli/ Doda: Hafizi e Blushi vodhën projektin e PDIU-së

2016/06/27 at 1:45 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesila Doda: Nuk ka dekriminalizim pa dekomunistizim

Pak orë pasi deputetja socialiste Mimoza Hafizi tha se është ndërmarrë një nismë ligjore për dy ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe për të cilat janë siguruar 10 vota në parlament, reagon Mesila Doda e cila sëfundmi ka kaluar me PDIU-në. Ajo thotë se projektligji i prezantuar sot nga Hafizi është vjedhur nga PDIU. “Ia dhashë miqësisht Mozës draftin dhe ajo e vodhi”, shkruan Doda në facebook e saj që më poshtë e keni të plotë.


Plagjaturë politike

Përfundimisht politika shqiptare, edhe ai segment që mëton të shfaqet si risi, del më i përçudnuar se pjesa më e keqe e politikës tradicionale. Jam më shumë se e habitur dhe thellësisht e zhgënjyer me propozimin e sotëm të iniciuar nga një grup deputetësh, mes të cilëve dhe kolegët Hafizi e Blushi si iniciatorë të kësaj inisiative, pasi ngjarja po merr formën e pastër të një kopjo të bërë keq, të një plagjature të pastër të iniciativës së PDIU bërë këtu e 6 muaj më parë.

Pas propozimit të bërë për “President nga Populli” komunikova me kolegen time Hafizi, me të cilën më lidh një histori e përbashkët suksesi në fuqizimin e gruas në politikë dhe i shpjegova që është një amendament i depozituar tashmë në Parlament nga PDIU dhe do mund ta çonim përpara nëse do i shtohej edhe mbështetja e tyre pranë Komisionit të Reformës Kushtetuese.

Më kërkoi materialin e depozituar prej nesh dhe ja nisa me shpresë se do mund të na bashkoheshin edhe zëra të tjerë në një propozim kaq të rëndësishëm…

Sot shoh e habitur që propozimit të tyre të vjetër i është shtuar edhe një nen tjetër që ka të bëjë me ndryshimin e Kushtetutës me firma nga populli, kërkesë edhe kjo që bën pjesë në propozimet tona…këtu unë jam pa fjalë…plagjaturë e pastër që i shtohet plagjaturës së parë dhe pa minimumin etik as të njoftimit për atë që morën nga material i PDIU.

Gjatë karrierës sime në politikë kam parë shpesh akte të shëmtuara e mediokre në politikë por nuk e imagjinoja kurrë që këtë ta shkruaja për një grup njerzish qe vijnë në emër të ndryshimit të politikës e për disa prej të cilëve kam ushqyer respekt më shumë se i zakonshmi.

E kuptoj që talenti nuk është dhunti që e kanë të gjithë, ndërsa kopjaceria akt etikisht i papranueshëm, por që mund ta ushtrojë gjithkush që don të arrijë në tronditjen publike dhe marrjen më cdo kusht të një suksesi, në këtë rast të një pjese njerzish dhe votuesish. Por ka një rregull në botën akademike dhe në këtë tonën…vëri posht emrin e vërtetë idesë së paraqitur.

PDIU do vazhdojë të sjellë vizionin e saj në skenën poltike shqiptare, vizion që për fat të mirë sot po tregohet largpamës e i suksesshëm. Folëm për referendum të parët dhe depozituam një akt zyrtar, sot gjithë klasa politike dhe ndërkombtarët flasin për referendumin si e vetmja mundësi për të zgjidhur nyjen gordiane ku ka ngecur Reforma në Drejtësi.

Folëm për mosndryshimin e nenit që i hap rrugë ndryshimit të Kodit të Familjes,… sot këtë kërkesë e kanë përqafuar shumica e deputetëve të Parlamentit dhe opinionit publik.

Kërkuam mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës me firma nga populli dhe ja ku e kemi edhe këtë sot kërkesë të në grupi deputetësh, kërkuam zgjedhjen e Presidentit nga populli dhe ja ku erdhi dhe ky propozim i shitur si risi që do trondisë sistemin…thënë ndryshe kur të keni nevojë të mësoni se si bëhet politikë e mirë, pozitive dhe me vizion hajdeni se jua mëson PDIU. Kemi vetëm një kusht, vini poshtë emrin nga ku e keni marrë, thjesht për ndershmëri intelektuale pasi PDIU nuk e ka këtë problem sepse është mësuar me arrogancën hipokrite të të vegjëlve që veshin bluza partish të mëdha.

P.S. kemi kërkuar edhe një zonë zgjedhore për diasporën. Futeni edhe atë po e patët me merak…

*Postimi në facebook i Mesila Dodës



Ju sugjerojmë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
Aktualitet

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

17 Maj, 2025 10:26 pm
Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
Kryesore

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

17 Maj, 2025 10:11 pm
Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
Aktualitet

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

17 Maj, 2025 9:57 pm
Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir
Aktualitet

Makina del nga rruga në Krumë, plagosen babë e bir

17 Maj, 2025 9:35 pm
Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes
Aktualitet

Durrës/ Plagosje me thikë, policia në vendin e ngjarjes

17 Maj, 2025 9:27 pm
Lapaj denoncim nga Durrësi: Na kërcënuan kandidaten me armë!
Politikë

Në Kuvend me 1 mandat, Lapaj: Duhet ndryshuar ligji elektoral!

17 Maj, 2025 9:04 pm
Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Para
Zyrtare/ Policia konfirmon: Jamarbër Malltezi goditi Taulant Ballën

Balla-Malltezi, dosja në prokurori. Dhëndri i Berishës: Policia manipulon

Sondazhi/ Këtë vit më shumë pushime në Shqipëri se jashtë vendit

Sondazhi/ Këtë vit më shumë pushime në Shqipëri se jashtë vendit

Kushtetuesja pro kërkesës së PD: Ikën gjyqtari Ardian Dvorani

Kushtetuesja pro kërkesës së PD: Ikën gjyqtari Ardian Dvorani

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
18 Maj, 2025

Shqipëria e përfaqësuar nga Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është renditur në vendin e tetë të Eurovisionit, duke grumbulluar 218...

Lexo më shumë

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja

Plagosja me thikë në Durrës, policia zbardh detaje nga ngjarja
17 Maj, 2025

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme si pasojë e një konflikti fizik, rrethana të cilat...

Lexo më shumë

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD

Kukës/ Votat e diasporës ndryshojnë renditjen e deputetëve në listën e PD
17 Maj, 2025

Në qarkun e Kukësit ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për kandidatët për deputetë. Nga rezultati i votave nga...

Lexo më shumë

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar

Vlora çel sezonin turistik, qytetarë e turistë në aktivitetet e organizuar
17 Maj, 2025

Ndonëse ka pritur turistë edhe në muaj të tjerë, Vlora ka çelur zyrtarisht sezonin e ri turistik. Janë dy ditë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com