Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Valbona e bekuar

2016/06/27 at 1:13 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shullazi, ‘fati’ i Universitetit

Nga RUDINA XHUNGA


Turizmi e bëri Valbonën qytetërim. Turizmi është mundësia e saj e vetme për zhvillim. Siç është për Shqipërinë. Nuk kemi rrugë tjetër. Kush nuk e kupton, nuk e do këtë vend. Si ai avokati që i gëzohej lirisë për të mbjellë hashash dhe korrur para, por jo dot pasuri. As qytetërim, as krenari, as paqe, si ato që t’i jep vetëm një fundjavë Valbone
Rrugës për të shkuar në Valbonë, në një ditë të trishtuar si ajo e Brexit, një avokat më shpjegon se kjo ngjarje është e mirë për Shqipërinë, sepse, sipas tij, tanimë BE nuk do të ketë kohë të na vëzhgojë e bezdisë dhe qetësisht mund të mbjellim hashash e pasurohemi.

Kur arrij në Valbonë, një mrekulli e natyrës, një bukuri unike, me të cilën mund të mburremi e krenohemi, pa drojë se kemi shtuar gjë, drejtohem në hotelin ku kam bërë emision, 6 vjet më parë. Por nuk e gjej më. Në vend të tij, është një kompleks hotelesh, nuk gjej më kapanonin prej druri me pak dhoma, ngjitur Kroit të Valbonës, plot gjinkalla, flutura e ujë të bekuar, por dy hotele të mëdha guri, restorantet e mëdha plot piktura bjeshkësh dhe poezi në kornizë.

Vetëm Mirash Lamthi, pronari është po i njëjti. Asnjë kg më tepër, me bluzë pambuku e duart gjithmonë të zëna, sa në kuzhinë, sa në hotel. Me hashash është marrë, më pyesin shoqëruesit, të ndikuar nga bisedat e mëngjesit, duke u habitur nga aq shumë ndryshim. Po Mirashi nuk ka nevojë për hashashin. Thesari i tij, është te kroi. Nga 10 dhoma, tani ka mundësi të prese 300 vetë në natë, me krevatet ku të vë në gjumë uji dhe ajri.

Çfarë ajri! Provo këto ditë zhegu të shkosh atje dhe do të më besosh.

Aty afër, është zalli ku piktorët vënë telajot, ku kuajt ndalojnë, si për të përshëndetur artistin, ku piqet helli dhe aroma shpërndahet në gjithë luginën. Mirashi, Marku, Ibrahimi, nuk flasin për Brexit, as për politikë Tirane, për hashash jo se jo. Flasin për telefonin që nuk po vjen në këtë cope parajsë. Ata shkojnë nën një pemë që i thërrasin PTT dhe aty rrinë e presin mesazhet për rezervim në hotel.

Flasin për rrugën që të çon te trageti dhe është copë e të bën copë, kur vjen me makinë, ndaj të gjithë vijnë nga Gjakova, veç kujt kërkon aventurën, apo të rrëzojë gurët e veshkave. Marku tregon se qyshkur u bë rruga që të sjell në Valbonë, erdhi dhe fati e mirëqenia në fshat.

Tani në Valbonë nuk ka më njeri papunë. Emigracioni është i tejkaluar. Nuk ka njeri me mend që lë shtëpinë, kur nëse e hap shtëpinë dhe pret miq, jeton mirë dhe puna sjell punë. Aty çdo shtëpi është një bujtinë, çdo makinë e kalë është për turistët, çdo i ri është një kamerier, çdo grua një kuzhiniere, çdo burrë, një guide për ecje deri në Theth, që mban 11 km nga Valbona por do 5 orë në këmbë. Na kanë thënë se do të bëhet rruga, tregojnë, atëherë do të bashkohemi e do presim dhe përcjellim gjithë botën.

Ata njerëz të mrekullueshëm që punojnë e nuk qahen kurrë, që bëjnë mjaltin më të mirë të gështenjave, që mbledhin çajin më erëmirë që ke shijuar, të japin kënaqësi pafund kur i takon dhe i sheh sa janë zhvilluar dhe e kupton se u deshën vetëm pak vite, një rrugë dhe siguria se aty s’të bën keq as miza, që të shndërroheshin nga emigrantë në tokën të huaj, në zotër të shtëpisë së vet dhe bujtësit e një fundjave nga më fantastiket që të qëllon të provosh.

Ata janë shembulli se nuk ka si shtëpia jote, duhet vetëm ta kuptosh dhe ta kthesh në mundësi. Ata bënë gjithçka mund të bëjë një njeri për shtëpinë e tij, për fshatin e tij, pa pritur shoqatat e turizmit me listat çarçafë të ankesave, që nuk japin kurrë ide, as ofrojnë zgjidhje. Pa pritur as kompanitë celulare, që i kanë mbushur pallatet e Tiranës me antena, po nuk shkojnë dot, as lart në veri, as tutje në jug.

Vetëm duke dëgjuar zërin e ujit, te orëve , të maleve dhe duke besuar te zërat e tokës së të parëve, ju shtruan punës dhe tani nuk kanë asgjë më pak se në Zvicër, madje kanë më shumë. Valbona nuk është më fshat. Turizmi e bëri Valbonën qytetërim. Turizmi është mundësia e saj e vetme për zhvillim. Siç është për Shqipërinë. Nuk kemi rrugë tjetër. Kush nuk e kupton, nuk e do këtë vend. Si ai avokati që i gëzohej lirisë për të mbjellë hashash dhe korrur para, por jo dot pasuri. As qytetërim, as krenari, as paqe, si ato që t’i jep vetëm një fundjavë Valbone./dritare.net



Ju sugjerojmë

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
Aktualitet

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

18 Maj, 2025 11:10 am
Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës
Aktualitet

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës

18 Maj, 2025 10:51 am
Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
Bota

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 10:33 am
Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

18 Maj, 2025 10:12 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

18 Maj, 2025 9:54 am
Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
Rajoni

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

18 Maj, 2025 9:42 am
Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht
Aktualitet

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht

18 Maj, 2025 9:28 am
Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

18 Maj, 2025 9:10 am
“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
Aktualitet

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 Maj, 2025 8:56 am
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
Bota

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

18 Maj, 2025 8:50 am
Para
Ja pse nuk duhen hequr dhëmbët e pjekurisë 

Ja pse duhet të konsumoni luleshtrydhe

De Biasi flet për “Itali-Spanjë”, ja kush fiton sot

De Biasi flet për "Itali-Spanjë", ja kush fiton sot

Video/Tenton të hidhet nga vinçi: Jam jetim, shteti s’më siguron banesë

Video/Tenton të hidhet nga vinçi: Jam jetim, shteti s'më siguron banesë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën

Vrau një shqiptar në Greqi, Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim Dritan Hoxhën
18 Maj, 2025

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq Dritan Hoxhën, i cili akuzohet për vrasje me paramendim....

Lexo më shumë

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës

Përfundon numërimi i votave të diasporës në Kukës
18 Maj, 2025

Qarku i Kukësit shënoi këtë të diel përfundimin e procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave si brenda vendit dhe...

Lexo më shumë

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
18 Maj, 2025

Sot do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV do të kryesojë sot meshën për fillimin e...

Lexo më shumë

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
18 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua më 16 maj, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com