Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervistë-Linda Halimi: Ja projektet e mia pas American Idol

2016/06/27 at 11:36 AM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervistë-Linda Halimi: Ja projektet e mia pas American Idol

Nga Suada Daci


Që në daljet e para publike, ajo është cilësuar si një nga zërat më potentë të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Linda Halimi, e cila pak muaj më parë na bëri të ndihemi shumë krenarë për të me pjesëmarrjen e saj në talent shoun, “American Idol”.

Por Linda është kthyer për një kohë shumë të shkurtër në Shqipëri dhe ndalesën e parë e ka patur në Tiranë, aty ku po xhiron edhe klipin e saj të ri.

Pas American Idol kjo është intervista e parë e Linda Halimit, për një media shqiptare:

Linda kthehesh pas shumë kohësh në Shqipëri, si po ndihesh?

Po e vërtetë, është ardhja ime e parë pas American Idol po ndihem shumë shumë mirë. Po më presin shumë mirë dhe trajtimi që të bëhet këtu si artiste nuk e gjen në asnjë vend të botës. I falenderojë të gjithë, tani kemi punë në Shqipëri…

Ndodhemi në atelienë e Joni Peçit, direkt sa erdhe të “zhveshi” Joni?

Po e vërtetë (qesh)… Joni direkt më futi në atelie për të provuar veshjet e reja, të klipit tim. Nuk më la as të flija pak (qesh).

Çfarë është kjo këngë e re që po punon?

Kënga është publikuar kohë më parë, por i tregova menaxherit tim për punën dhe sesa të arritur jemi edhe në Shqipëri me klipet që bëjmë. Ai e pëlqeu shumë punën e “Max Production” dhe unë erdha ta xhiroja klipin në Shqipëri.

 Si ishte eksperienca në American Idol?

Ishte një eksperiencë fantastike, njoha njerëz nga shumë vende të Amerikës, talente që të gjithë kishim një ëndërr. Nuk ka qenë e lehtë pasi bënim shumë prova, prej orës 7 të mbrëmjes deri në 7 të mëngjesit, duke na thënë shkoni flini 15 minuta dhe zbrisni poshtë për provat gjenerale. Nuk kemi patur mundësi të fokusoheshim për performancat, pasi gjatë gjithë kohës ishim të lodhur.

 Si është për një artiste të mirëfilltë të marrë pjesë në një talentshou?

Atje duket sikur fillon gjithçka nga fillimi. Pasi të këndosh në “Dolby Theater” aty ku mbahen Oscars, është një skenë gjigande. Duhet ose ta zotëroje skenën ose ajo të të hante ty.

Përballja me Jennifer Lopez si ishte?

Kam pritur të ishte një diçka e vështirë, por ajo ishte shumë e thjeshtë dhe kaq e mirw, aq sa më bëri të ndihesha rehat. Gjatë provave të jepte shumë kurajo dhe këshilla, kjo këngë të shkon ajo jo. Edhe tani që i kujtojë ato momente më merr malli. Kam kaluar shumë mirë.

A ke komunikim me J.Lo pas përfundimit të programit?

Kam folur dy herë me J.Lo, veç përshëndetje me të. Dhe më ka kthyer menjëherë përgjigje. Ka qenë një bisedë e thjeshtë mes nesh.

 Cilët janë producentët e tu?

Aktualisht jam nw menaxhimin C.Mack Management, tw cilwt kanw patur emra tw njohur tw muzikws nw menaxhim, R. Kelly, etj.

Klipi që do të realizosh në Tiranë do të shfaqet në Amerikë?

Po për atje e kemi punuar…

Pse nuk zgjodhe ta xhiroje atje?

Kemi xhiruar dy klipe atje, por nuk dua të flas për ato projekte, dua të flas në momentin e duhur. Kisha shumë dëshirë të kisha një klip të xhiruar në Shqipëri për tu treguar atyre që edhe ne mundemi.

A i ke ndjekur koleget shqiptare. Çfarë mund të më thuash për Era Istrefin edhe ajo është një këngëtare nga Kosova, që pritet të bëj karrierë jashtë trojeve shqiptare?

Nuk e kisha idenë që motra e vogël e Norës këndonte dhe më ka pëlqyer shumë si zë. Ka ardh me një stil ndryshe dhe i kam ndjekur videot e saj (me aq kohë sa kam patur) në rrjetet sociale. I uroj shumë suksese, sepse ajo është në rrugën e duhur. Nuk është e lehtë e di sa të vështirë e ka, por kur nuk dorëzohesh do t’ja dalësh.

Si e ka marrëdhënien me rrjetet sociale?

Lëmsh (qesh)…

A je e fiksuar pas numrit të ndjekësve ke 55 mijë followers?
Jo nuk jam edhe ata ndjekës i kam që nga koha e American Idol. Më ka ndihmuar ky talent shou për tu bërë më e njohur.

Ti je dhe trajnere fitnesi, më trego pak për këtë eksperiencë?
Po, por këto kohë po merrem më shumë me veten se me të tjerët, që kur të dal në klipe të jem në formë të shkëlqyer fizike.

Është e vështirë të merresh me të tjerët, ti mësosh si të ushtrohen?
Është pak e vështirë për shkak se ka njerëz që nuk e kanë vullnetin e duhur, i kuptoj sepse edhe vet kam qenë e tillë. Nganjëherë ka njerëz që bëhen nervozë duke më thenë po më mundon shumë, por në përgjithësi është mirë.

Marrëdhënien me bashkëshortin e mban gjithnjë e më shumë larg medias?
Po sepse është diçka që na përket vetëm ne të dyve. Madje edhe ai nuk do të shfaqet preferon të jetë në “backstage”, është mbështetesi im numër një.

Pushimet këtë verë ku do ti kaloni?

Për herë të parë do të shkojmë në Xhamajka. Origjina e prindërve të bashkëshortit tim është nga Xhamajka dhe do të shkojmë atje këtë verë (qesh).



Ju sugjerojmë

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
Bota

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

18 Maj, 2025 10:33 am
Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

18 Maj, 2025 10:12 am
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

18 Maj, 2025 9:54 am
Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
Rajoni

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

18 Maj, 2025 9:42 am
Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht
Aktualitet

Ngjarja në Komunën e Parisit/ Policia: 28-vjeçari u vetëplagos aksidentalisht

18 Maj, 2025 9:28 am
Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak
Bota

Gjermania dhe Britania forcojnë bashkëpunimin ushtarak

18 Maj, 2025 9:10 am
“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti
Aktualitet

“Luftë” brenda PS-së, Xhaçka fiton mandatin me 2 vota më shumë se Blerina Gjylameti

18 Maj, 2025 8:56 am
Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën
Bota

Rumania zgjedh mes dy botëve – me pasoja për Evropën

18 Maj, 2025 8:50 am
VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur
Bota

VIDEO/ Anija e Marinës Meksikane përplaset me Urën e Bruklinit, dy të vdekur

18 Maj, 2025 8:40 am
Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një person në Tiranë

18 Maj, 2025 8:34 am
Para
Kolegët meshkuj e quajnë Rozanën seksi

Kolegët meshkuj e quajnë Rozanën seksi

Post “Top Awards”, Ledioni: Dëgjoni melodinë jo zhurmat

Post "Top Awards", Ledioni: Dëgjoni melodinë jo zhurmat

“Babagjyshët”, Ilir Kupa i shpëton burgut të përjetshëm

Banda e Babagjyshëve, ja sa vite burg rrezikojnë Ilir Kupa dhe 5 të tjerë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV

Mbi 200 delegacione botërore në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Leoni XIV
18 Maj, 2025

Sot do të mbahet në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leoni XIV do të kryesojë sot meshën për fillimin e...

Lexo më shumë

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën

Samiti i Komunitetit Politik/Rama publikon fotot: Mikpritja shqiptare për Evropën
18 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotoalbumin nga Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i cili u zhvillua më 16 maj, ku...

Lexo më shumë

SPAK i sekuestroi telefonin Elvis Rroshit/Policia: Iu gjetën listë zgjedhësish dhe…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
18 Maj, 2025

Policia ka zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, duke ushtruar kontroll fizik në banesat e 5...

Lexo më shumë

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës

Nga lavdërimi te dekorimi, qasja e Kishës Serbe ndaj kriminelëve të luftës
18 Maj, 2025

Nga lavdërimi deri te dekorimi dhe shpallja shenjtorë. Ka shumë shembuj të një qasjeje të tillë të Kishës Ortodokse Serbe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com