Policia e Qipros ka publikuar të dhëna për identitetin e dy shqiptarëve të dyshuar si autorë të atentatit të së
enjtes në Agia Napa, ku mbetën të vrarë 4 persona.
Policia ka nxjerrë foton e shtetasit Aleks Burreli, 48 vjeç, i
cili është shpallur në kërkim pasi arriti të largohej nga vendngjarja. Ndërsa bashkëpunëtori i tij, Jani Vogli, mbeti
i vdekur.
Dyshohet se këta dy shtetas janë vrasës me pagesë, pasi sipas disa informacioneve ata kanë udhëtuar drejt
Qipros më 8 maj për t’u takuar me porositësit e atentatit.
48vjeçari Burreli shihet si personi kyç për hetimin e ngjarjes, pasi një ndër viktimat e atentatit ishte biznesmeni Phanos Kalosidiotis, babai i të cilit u vra dy vite me parë në një sulm të ngjashëm.
Ndërkaq, policia ka dyshime se 41vjeçari Jani Vogli, mund të jetë vrarë nga bashkatdhetari i tij, Burreli, në
mënyrë që të mos arrinte të dëshmonte. Kjo, pasi ekspertiza dëshmoi se dy policët që shoqëronin biznesmenin e vrarë, nuk i kanë përdorur armët e tyre.