Kroacia dhe Portugalia ndeshen me njëratjetrën në Lens për të përcaktuar se cila prej tyre do të bëhet
çerekfinalistja e tretë pas kalimit të Polonisë dhe Uellsit.
Dy yjet e Real Madrid që sot janë kundërshtarë, Ronaldo dhe Modriç pjesën e parë të takimit bënë shumë pak
për të krijuar raste shënimi.
Në fazën në grupe, Kroacia ka shkëlqyer pasi ka mundur Turqinë dhe Spanjën si dhe barazoi me Çekinë.
Nga ana tjetër, Portugalia zhgënjeu pasi arriti të kaloi vetëm si ekip i tretë me tri barazime.
Pjesën e parë si Portugalia ashtu edhe Kroacia nuk bënë asnjë goditje në portë.