Një grua ka vrarë dy vajzat e saj në një zonë periferike në Houston, SHBA, para se të qëllohej për vdekje nga
policia.
Christy Sheats, 42 vjeçe vrau Taylor Sheats, 22 dhe Madison Sheats, 17 vjeçe pas një sherri në familje që nisi
në shtëpi dhe përfundoi në rrugë.
Policia mori një telefonatë emergjence të premten pasdite dhe gjeti të shtrirë përtokë pa shenja jete dy vajzat.
Nëna e tyre po mbante në dorë një pistoletë, e cila pavarësisht thirrjes së policisë nuk e hidhte.
Nuk është e qartë nëse Christy i drejtoi pistoletën policisë, apo ndonjë prej vajzave që detyruan oficerët ta
vrisnin.
Në shtator 2015, Christy postoi në Facebook një foto të dy vajzave dhe shkruante: Gëzuar ditën e vajzave për
dy gocat e mira të mrekullueshme. Ju dua dhe vleni më shumë sesa një thesar që mund të jetë njohur.”