A është Kanye West një gjeni, apo thjesht i çmendur? Kjo është pyetja që shumë fans të tij dhe publiku po bën. Videoja “Famous” nga albumi “The life of Pablo” publikuar së fundmi, tregon 12 figura të njohura të Showbiz dhe politikës amerikane duke fjetur në të njëjtin krevat. Që nga ish presidenti George W. Bush, kandidatin për president Donald Trump, vetë Kanye me gruan e tij Kim Kardashian dhe këngëtarë si Taylor Swift, Rihana,Ray J, Amber Rose, Caitlyn Jenner, Anna Wintour dhe komedianin e njohur Bill Cosby. E xhiruar si një kamera e fshehtë, apo sikur një hajdut të ka hyrë në shtëpi dhe po të xhiron duke fjetur, mund të themi me siguri që nuk është një videoklip normal. Gjatë videos nuk këndon njëri dhe nuk ka plane të tjera, vetëm gjumë. Gjumë dhe lakuriqsi. Po çfarë ka dashur të thotë Kanye me këtë video? Interpretimet janë të shumta nga publiku. Vetë videoja nuk është as origjinale, por është inspiruar nga puna e artistit Vincent Desiderio e quajtur “sleep”.
Se çfarë ka dashur Kanye të thotë me videon, le të presim të na e shpjegojë vetë (nëse do e bëjë). Por çfarë na tregon ne si publik kjo video? A kemi arritur në pikën ku mjafton që dikush i famshëm të dalë lakuriq dhe kaq… videoja u bë, u shit, u klikua, krijoi debat dhe për rrjedhojë pati sukses?. A mjafton që dikush të zhvishet dhe direkt bëhet sensacion dhe suksesi është i garantuar? Po krijimi, origjinaliteti dhe puna e mirëfilltë a po humbasin vlerë në këtë sistem Showbiz-i ku mesa duket nuk ka me vend për to? Mbase në të ardhmen do të shikojmë vetëm video njerëzish që thjesht dalin lakuriq duke kërcyer apo fjetur gjumë? Ahh.. harrova, kjo është duke ndodhur.
746588310710132736-libx264-main-2028k (1) by opiniontvklan
LyHe6HL1ZJiVklbH by opiniontvklan