Duket se nuk ka te mbaruar doroga ne vendin tone. Vijojne te asgjesohen apo sekuestrohen sasi marramendese. Rasti i rradhes vjen nga veriu i vendit. Policia e Shkodrës vijon operacionin për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Këtë herë policia ka asgjësuar 4697 bimë, të dyshuara kanabis sativa, në Njësinë Administrative Guri i Zi, Shkodër dhe Qafë Mali, Fushë Arrëz.
Bima narkotike e zbuluar u asgjësua me anë të djegies. Ndërkohë policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”