Faza e 1/8 në Kampionatin Europian do të rezervojë disa përballje interesante ku sfida mes Italisë dhe Spanjës do të tërheqë vëmendjen e të gjithëve. Islanda ka siguruar një fitore në fund ndaj Austrisë, ndërsa në 18tën do të përballet me Anglinë, që në një fazë dukej që do të përballej me Portugalinë. Ndodh edhe kështu, që dikush të parashikojë rezultate e Euro 2016.
Tabloidi britanik ‘Daily Mail’ ka bërë një parashikim me kombëtaret që do të vazhdojnë garën në ‘Euro 2016’. Sipas Daily Mail ndeshjet e ardhshme do të përfundojnë:
Poloni 1:0 Zvicër
Kroaci 2:1 Portugali
Uells 2:0 Irlandë Veriore
Hungari 1:2 Belgjikë
Gjermani 2:0 Sllovaki
Itali 1:1 Spanjë (vendoset me penallti, kualifikohet Italia)
Francë 2:0 Irlandë
Angli 1:0 Islandë