Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Kush është biznesmeni i eliminuar nga shqiptarët në Qipro

2016/06/24 at 9:53 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Foto/ Kush është biznesmeni i eliminuar nga shqiptarët në Qipro

4 persona mbetën të vrarë në atentatin, që një 41-vjeçar shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij, kryen ndaj një biznesmeni në Qipro. Krimi ndodhi rreth mbrëmjen e së enjtes, në një lokal nate në zonën turistike të Ajias Napas, në jug të ishullit.

Biznesmeni u qëllua me breshëri automatike, teksa po darkonte në një restorant, bashkë me dy punonjës policie. Mes autorit dhe viktimave pasoi shkëmbim zjarri, ku si pasojë mbetën të vdekur biznesmeni Fanos Kalopsidiotis,  një prej punonjësve të policisë, bashkëshortja e tij, si dhe shqiptari 41-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia gjeti automjetin e djegur të autorëve në një pikë karburanti bashkë me një armë kallashnikov. Shqiptari që mbeti viktimë në atentat, dyshohet të jetë një vrasës me pagesë, ndërsa biznesmeni, një emër i njohur i lokaleve të natës dhe lojrave të fatit.

Katër vjet më parë, 5 truprojat e tij u vranë në një sulm me armë, që kishte si objektiv biznesmenin, por vetë ai arriti t’i shpëtonte atentatit, raporton Mapo. 

Ndërsa në 2014 -ën, në po të njëjtën rrugë, mbeti i vrarë në pritë babai i tij. Dyshimet e policisë janë për një vrasje të porositur, që lidhet me aktivitetin e errët të biznesmenit në fushën e bixhozit dhe lokaleve të natës.

Ngjarja

Sulmi ka ndodhur rreth orës 10:30 në rrugën Katalymaton, një distancë e shkurtër nga një vend ku katër vjet më parë, në të njëjtën ditë, u qëlluan pesë persona për vdekje.

Viktima e synuar në këtë sulm nuk ka qenë kush tjetër përveçse Phanos Kalopsiditis, një nga katër të vdekurit. Babai plak i Kalopsidiotis është vrarë dy vjet më parë në një tjetër atentat të ngjashëm të bandave kriminale.

Duke folur për mediat, zëdhënësi i Policisë së distriktit Famagusta, Georgious Economou tha se viktima Kalopsidiotis – një biznesmen lokal në zonë – kishte qenë i ulur me pesë persona të tjerë në restorante, ndërsa tre truprojat e tij ishin ulur në tryezën ngjitur:

“Ndodhi kur dy ose tre burra me maska hynë në restorant dhe hapën zjarr mbi tryezë me pistoleta dhe armë automatike. Si rezultat, Kalopsidiotis, oficeri i policisë Elias Hadjiefthymiou dhe bashkëshortja Skwi u vranë”.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një nga rojet që arriti të qëllonte për vdekje njërin nga vrasësit, 41-vjeçarin shqiptar, ndërsa personi tjetër, që dyshohet se është Burreli, është arratisur.

Edhe dy persona në tryezë, njeri thuhet të ishte një policë jashtë detyrës nga Nicosia dhe një truprojë u plagosën. Të dy fëmijët të moshës 13 dhe 14 vjeç të çiftit Hadjiefthymiou shpëtuan të padëmtuar pasi hynë poshtë tryezës.

Burimet thanë se vrasësi kishte përdorur një kallashnikov dhe se dy armë u gjetën në vendin e ngjarjes të premten në mëngjes, pistoleta e shërbimit të oficerit të MMAD dhe arma e përdorur nga vrasësi.

Një makinë është djegur dhe braktisur në një karburant jashtë Ayia Napa afër varrezave të reja dhe policia është duke hetuar nëse ka lidhje me të shtënat veçanërisht me kallashnikovin. Policia ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të vëzhgimit në zonë.

Trupat e të vdekurve, në orën 6:00 të mëngjesit të së premten u transferuan në morgun e përgjithshëm të Nicosia.

Agjencitë turistë në Ayai Napa kanë frikë se të shtënat do të kenë impakt negativ në biznesin  e resorteve turistike të zonës në një kohë kur shifrat po tregojnë rritjen e numrit të vizitorëve për vitin 2016.

kolopsidiotisaleks-burreli5555-3_0Phanos-Kalopsidiotis

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Ja artistët e parë  fitues të Top Awards…

Ja artistët e parë fitues të Top Awards...

Brexit: Lexoni si gëzohet kryeministri Tsipras!

Brexit: Lexoni si gëzohet kryeministri Tsipras!

Liderët botërorë reagojnë për daljen e Britanisë nga BE

Liderët botërorë reagojnë për daljen e Britanisë nga BE

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com