Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“STOP”/ INUK i shemb shtëpinë, familja Pema në mes të katër rrugëve

2016/06/24 at 8:55 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“STOP”/ INUK i shemb shtëpinë, familja Pema në mes të katër rrugëve

Në emisionin investigativ “STOP” është transmetuar rasti i dhimbshëm i familjes Pema. Kjo familje banonte në rrugën “Frank Bardhi” derisa INUK i prish shtëpinë, pasi aty do të bëhej rruga.

Drita Pemës i akordohen 1 milionë lekë, si dëmshpërblim për 15 metra katrorë, por ajo nuk i tërheq duke pretenduar se kishte 30 metra katrorë. Zonja në fjalë, ka një djalë 19-vjeç me probleme autizmi, por tani ka mbetur në mes të katër rrugëve dhe po banon tek i vëllai.

E përlotur, ajo kërkon një shtëpi ku të fusë kokën.

Drita Pema: “Kam jetuar 20 vjet këtu në këtë strehim. Ka ardhur INUK dhe më ka thënë se duhet ta lironi shtëpinë, se do të vijë rruga dhe do  të shembet.”

Gazetarja: Ku jeton tani?

Drita Pema: “Unë jetoj tek vëllai.”

Gazetarja: Keni një djalë autik, si është problemi?

Drita Pema: “Një djalë autik e kam me shumë probleme. Të gjitha nevojat i bëj unë. Edhe vëllain e kam mërzitur shumë se s’mund ta shohin djalin ashtu.”

Gazetarja: Merr kemp për djalin?

Drita Pema: “Po marr.”

Gazetarja: Arrin ta kuptojë djali që ju jeni në këtë situatë që jeni jashtë?

Drita Pema: “E kupton , madje disa herë më ka thënë mami do dal në rrugë dhe do të ikim. E hap derën pa e parë unë dhe do të dalë jashtë.”

Gazetarja: Jeni interesuar për tu regjistruar si e pastrehë?

Drita Pema: “I kam shkruar një letër Erion Veliajt para 8 muajsh, por nuk më ka kthyer asnjë përgjigje, asnjë shpresë nuk më kanë dhënë, vetëm në dorë të Zotit. Unë se ku do të shkoj nuk e di. Tani edhe te vëllai nuk rrihet dot sepse ka familjen e vet.”

Drita Pema: “Dua vetëm një shtëpi të fus kokën.”

Për mikrofonin e “STOP” ka folur edhe djali i sëmurë i zonjës Pema, i cili ka shprehur ëndrrën e tij më të madhe që është të ketë një shtëpi.

Gjithashtu për mikrofonin e “STOP” janë prononcuar edhe banorët e Selitës. Ata ankohen se projekti i ri i rrugës u ka shembur shtëpitë. Gjithashtu ata thonë se janë me çertifikata pronësie, por nuk po dëmshpërblehen ose masa e dëmshpërblimit është qesharake.

Përgjegjësi i punimeve tregon se banorëve u është kërkuar të ndërhyjnë vetë, që të mos u prishen portat apo të tjera objekte.

Ndërsa Violeta Kika, Kryetare e Njësisë Administrative Numër 5, deklaron se të gjithë ata që kanë çertifikata të rregullta pronësie do të dëmshpërblehen.

Ju sugjerojmë

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
Aktualitet

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar
Aktualitet

‘Prova manipulimi me votën e diasporës’/ Berisha: Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar

17 Maj, 2025 1:01 pm
“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE
Aktualitet

“Investoni në Shqipëri!”/Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, së shpejti do jetë në BE

17 Maj, 2025 12:51 pm
Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari
Aktualitet

Goditi me grushte dhe shkelma sekretarin e KZAZ, lihet në burg 26 vjeçari

17 Maj, 2025 12:37 pm
Forumi Ekonomik Ndërkombëtar, Rama: Krenar për atë që kemi arritur deri më sot
Aktualitet

‘Emmanuel jo i lumtur ta dëgjojë’/Rama:Studentët francezë s’duan të ikin nga Tirana

17 Maj, 2025 12:36 pm
‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën
Aktualitet

‘Trump tha se Zoti ka plane për SHBA’/Rama: Besoj se ka një plan edhe për Evropën

17 Maj, 2025 12:17 pm
Para
Ledion Liço vjedh shtetin, ja akuza e gazetarit Bledi Mane për moderatorin e T.CH

Shikoni si duken Ledioni dhe Sara në tapetin e kuq

Tenderat, thirret në Prokurori zv/ministri i Shëndetësisë

Dokumenti/ Ilir Beqaj dhe Bello bllokuan për 4 muaj ilaçin për leuçeminë

Shpend Ahmeti shpërthen në lot gjatë varrimit të fëmijëve

Shpend Ahmeti shpërthen në lot gjatë varrimit të fëmijëve

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
17 Maj, 2025

Në hollin e një hoteli në Bazel të Zvicrës, gazetarët që mbulojnë festivalin europian të këngës "Eurovision Song Contest” mbajnë...

Lexo më shumë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
17 Maj, 2025

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ka folur sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar. “Shqipëria duhet të jetë në Europë,...

Lexo më shumë

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
17 Maj, 2025

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se beteja është e hapur në të gjitha frontet, duke theksuar se kryeministri...

Lexo më shumë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë

FII PRIORITY Europë/Nga Matteo Renzi te Samir Mane, personalitetet që morën pjesë
17 Maj, 2025

Kryeqyteti shqiptar mirëpriti një nga forumet më prestigjioze ndërkombëtare, FII PRIORITY Europe, i zhvilluar për herë të parë në Tiranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com