Në darkën e organizuar për nder të Kombëtares Shqiptare, pas debutimit të saj në Kampionatin Europian, Edi Rama ka marrë ndoshta “shigjetën” më të madhe, në organizimin për pritjen e kuqezinjve. Në një video ekskluzive të In TV, zbulohet ajo që Ansi Agolli i tha Edi Ramës. “Mos eja më në stadium sepse je tersi i kombëtares”! Është Agolli, ai që ka lëshuar deklaratën, e cila edhe pse është përcjellë me buzëqeshje nga Kryeministri, në fakt është artikuluar shumë nëpër rrjetet sociale. Megjithatë Ilir Meta në krah të Kryeministrit, ka zgjedhur të mbajë kokën me duar!