Anjeza Shabani është administratorja e një kopshti privat në Tiranë, video e së cilës duke dhunuar në mënyrë mizore një fëmijë vetëm 3 vjeç në ambientet e kopshtit, është publikuar në media nga emisioni investigativ Stop.
Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu ka sulmuar sekretarin Ndreca me arsyen se ky fakt nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia politike. Bregu theksoi se unë nuk po them është e majtë apo e djathtë, por politika ka fajet e saj për këtë gjëndje të krijuar në vend.