Anjeza Shabani është administratorja e një kopshti privat në Tiranë, video e së cilës duke dhunuar në mënyrë mizore një fëmijë vetëm 3 vjeç në ambientet e kopshtit, është publikuar në media nga emisioni investigativ Stop.
Pas tre ditësh nga bërja publike e këtij skandali, emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes pikërisht këtë dhunë barbare që është ushtruar ndaj një fëmije të mitur në kopshtin “Diren” në Sauk.
Në vazhdën e këtij debati, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca theksoi se ministria nuk mund të përjashtohet nga kjo përgjegjësi.
Por sipas tij, ky nuk është një terren perfekt dhe as një sistem perfekt, as media perfekte dhe as një shoqëri perfekte.